11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Evropa bëhet me një shtet të ri

Ky mikroshtet ka një të veçantë. Është i vetë krijuar nga një grup aventurierësh eksploratorë, të cilët kanë dalur me idenë e krijimit të një parajse me emrin Mbretëria e Enklavës.

Termi “Terra nullius” si duket do të gjejë përdorim më të shpeshtë në përpilimin e organizimeve shtetërore dhe ndarjes së territoreve.

Ky term i përkthyer në gjuhën standarde globale ndryshe njihet “Si toka e askujt”.

Këto koncepte vijnë pas krijimit të mikroshteteve, trend i cili ka filluar të marrë një kahje të supermodernizimit, duke i dhënë Ballkanit një ngjyrim tjetër karshi konceptit të njohur deri më tani si Ballkanizmi.

Një mikroshtet i ri i quajtur Mbretëria e Enklavës, është vendi më i ri i formuar brenda këtij muaji, që pason pas Liberlandit, transmeton telegraph.co.uk.

Ky mikroshtet me territor prej vetëm 304 metrash, afër qytetit Melika të Sllovenisë dhe rreth 48 km larg kryeqytit kroat Zagrebit, ende i panjohur ndërkombëtarisht, planifikon t`ë hapë zemrën e saj duke u deklaruar si një shtet ëndrrash.

Enklava-harta

Ky territor i cili u zbulua nga disa aventurierë, të cilët planifikojnë ta shndërrojnë atë në një parajsë prej të taksave, me pesë gjuhë zyrtare si anglisht, polonisht, sllovenisht, kroacisht dhe krejt në mënyrë bizarre këtu bën pjesë si gjuhë zyrtare edhe gjuha mandarine, tha njëri prej themeluesve Piotr Wawrzynkiewicz.

Idea e krijimit të këtij mikroshteti rrjedh nga qëllimi që të krijohet një territor vendbanimi ku gjithkush pa marrë parasysh racën, etninë, kombësinë të kenë lirinë të shprehin hapur atë çka e mendojnë, të studiojnë të lirë dhe të përfitojnë financiarisht pa u brengosur për pagesën e taksave.

Sipas organizimit politik, në këtë mikroshtet deri më tani 5 mijë persona janë shpallir shtetas nderi të kësaj mini-parajse të quajtur Mbretëria e Enklavës. /klankosova.tv/

Më Shumë

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit