Ferati: Vendimi për Specialen i vështirë, por i domosdoshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale që të gjejnë argumente, pasi sipas tij, fjalët se me këtë Gjykatë cenohet sovraniteti i Kosovës janë të papranueshme.

“Alternativa është kjo, na thirremi në sovranitet dhe çka bëjmë. Thirremi në sovranitet dhe përplasemi me ata që kanë ndihmu me na bo sovranitetin. A do të thotë i ka ra pishman Amerika që na ka bërë shtet që po do tash me na e marrë shtetin edhe Europa”, ka pyetur Ferati.

“Unë i kisha thirrë ata kundërshtarë të votimit të krijojnë argumente pak më të mira sesa ta masësh me sovranitet ose jo sovranitet. Ta masësh situatën në veri se na shkoi sovraniteti, ta masësh Gjykatën se na shkoj sovraniteti, ta masësh pse po vonohet votimi i FAK-ut me sovranitetin. Po na 50 shtete me i pas pasë paskemi pas me i humb kështu. Nuk është kjo”, tha Ferati në emisionin ‘Click’ në RTV21.

Ai tha se themelimi i kësaj Gjykate është i vështirë, por i domosdoshëm për të treguar pastërtinë e Kosovës.

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Lajmet e Fundit