3.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Filloi viti shkollor

Shkolla-nxenesitSot në gjithë Kosovën fillon viti i ri shkollor 2013-2014. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mësimi fillor dhe i mesëm në nivel vendi zhvillohet në 1113 objekte shkollore, ku do të vijojnë mësimin mbi 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës.

Klasën e parë do ta fillojnë 29 mijë nxënës. Drejtori i Administratës së Arsimit Parauniversitar, Alush Istogu ka pohuar se MAShT, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura administrative dhe profesionale për vitin e ri shkollorë, i cili do të nis më 2 shtator.

Ndërkohë, këtë vit do të fillojë pilotimi i Kurikulës së Re të Arsimit Parauniversitar, në 10 shkolla, në nivel vendi, transmeton KP.

Viteve të fundit, sistemi i arsimit në Kosovë, është ballafaquar me probleme nga më të ndryshmet. Sipas prindërve të nxënësve, ekspertëve të arsimit dhe përfaqësuesve të opozitës, problemet fillojnë nga cilësia e arsimit, klasat e mbipopulluara, politizimi i strukturave udhëheqëse të shkollave, e deri te mosaplikimi i kurikulave të Republikës së Kosovës në nivel vendi.

Më Shumë

Me sytë nga shorti

Kombëtarja e futbollit e Shqipërisë do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të shtunën më datë 2 dhjetor. Në Hamburg prej...

Tejkalimi i shpejtësisë/ 300 euro gjobë dhe 3 pikë negative për një shofer të Prizrenit

Policia në Prizren ka dënuar një shofer të veturës me gjobë në vlerë prej 300 euro. Po ashtu i janë hequr tri pikë të patentshoferit...

Lajmet e Fundit