11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Fillon protesta kundër Gjykatës Speciale

(I plotesuar) Kanë filluar të mblidhen një numër i qytetarëve para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të protestuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

OVL dhe VV protestojnë para votimit të Gjykatës Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës para se të hynë në Kuvend për të nisur seancën e Kuvendit ku do të shqyrtojnë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, do të përballen me disa protestues.

Janë organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilët kanë organizuar për sot një protestë gjithëpopullore me të cilën po kundërshtojnë themelimin e kësaj gjykate.

Në komunikatën për media të OVL UÇK-së, ku edhe jepet njoftimi për protestën thuhet se me krijimin e kësaj gjykate po degradohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nisur nga fakti se krimet dhe gjenocidi që ka shkaktuar Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, asnjëherë nuk janë ndjekur e gjykuar nga gjykatat vendore e ndërkombëtare; duke pasur parasysh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it, vazhdimisht bëri akuza të njëpasnjëshme politike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; për shkak se, edhe në vendimin që u shqiptua dje kundër Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tonë, të cilët bënë luftë kundër pushtuesit e për t’ia sjellë popullit lirinë, shihet qartë tendenca për degradimin e luftës sonë çlirimtare; Me këtë rast ftojmë qytetarët pa dallim, që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, sepse nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare”, thuhet në komunikatën që është dërguar dje.

Paralajmërimi për protestën është bërë për në orën 10:00 dhe e cila do të mbahet para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Mbështetje kësaj proteste i ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje, e cila edhe më herët ka qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale.

Në një komunikatë për media të kësaj lëvizje thuhet se përveç protestës deputetët e VV-së do të zhvillojnë betejë edhe brenda Kuvendit për të hedhur poshtë propozimin për këtë “padrejtësi speciale” siç e kanë quajtur ata.

Më Shumë

Lajmet e Fundit