Foo Fighters anulojnë dy koncerte

Rock grupi Foo Fighters janë detyruar të anulojnë dy performansat e tyre pasi frontmeni, Dave Grohl u rrëzua nga skena dhe theu këmbën.

Grupi nuk do të jenë të pranishëm në Holandë dhe në Zvicër.

Grohl u lëndua gjatë një koncerti në Suedi kur kërceu nga skena dhe ra në dysheme.

Akoma nuk dihet nëse lëndimet e tij janë serioze dhe kur mund të rikthehet ai por fillimisht Grohl duhet të pushojë që ta marrë veten, janë shprehur grupi.

Ndërsa vetë Grohl iu premtoi fansave se së shpejti do të kthehen dhe të vazhdojnë spektaklin që vetëm Foo Fighters dinë të dhurojnë.

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit