-0.2 C
Prizren
E enjte, 28 Janar, 2021

Gazeta spanjolle: Messi do të largohet nga Barça verën e ardhshme

Gazeta spanjolle Cadena Ser raporton se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është i lodhur nga akuzat dhe fajësimi për të gjitha problemet në klubin katalonas dhe dëshiron të largohet në fund të kontratës së tij aktuale.

Lionel Messi i ka ndërprerë bisedimet me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës së tij, sipas Cadena Ser. Negociatat dukej se po shkonin mirë, sipas bisedave të para mes babait të futbollistit dhe presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tani argjentinasi po planifikon të largohet nga klubi katalonas sapo t’i përfundojë kontrata aktuale, në qershor të vitit 2021.

Messi e kishte opsionin për t’u larguar nga Barcelonës edhe më 10 qershor të këtij viti, thjesht duke zgjedhur ta bëjë këtë. Megjithatë, ai vendosi të mos e shfrytëzojë këtë klauzolë në kontratën e tij, të cilën e nënshkroi në nëntor të vitit 2018 dhe që është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021.

Sipas Cadena Ser, Messi është i lodhur nga të gjitha problemet që e rrethojnë klubin, lajmet e dala nga brenda klubit, atmosfera e “çuditshme” në zhveshtore dhe, mbi të gjitha, faktin që disa drejtorë në klub e fajësojnë atë për gjithçka që shkon keq në Camp nou.

Messi ia ka treguar rrethit të tij të afërt për këtë pakënaqësi, duke u ankuar se ai nuk dëshiron të marrë përgjegjësi për asgjë më shumë sesa paraqitjet e veta në fushën e lojës. Ai madje i ka ndarë planet e tij për të ardhmen me disa lojtarë kyç të Barcelonës.

Messi fillimisht ishte menduar se do të qëndronte edhe më tutje në Barcelonë, por tani ai raportohet se e ka ndryshuar mendjen. Ai e ka shprehur bindjen e tij se Barcelona s’mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me këtë skuadër që e ka dhe tani që Real Madridi po shkon drejt titullit të kampionit, Messi po fillon ta shohë fundin e karrierës së tij në Barcelonë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Më Shumë

NISMA thotë se KQZ-ja veproi me standarde të dyfishta për moscertifikimin e kandidatëve

Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor, veproi me standarde të dyfishta, kur vendosi për çështjen e certifikimit të...

Malisheva dhe AKEE nënshkruajnë marrëveshje për efiçiencë të energjisë

Komuna e Malishevës dhe Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë u pajtuan për bashkëpunim dhe implementim të pilot projektit “Promovimi i Efiçencës së...

Katër ministra në Qeverinë e Zimbabvesë vdiqën nga koronavirusi

Katër ministra në Qeverinë e Zimbabvesë kanë vdekur nga koronavirusi, tre prej tyre në dy javët e fundit, gjë që tregon një përhapje të...

Balaj Halimaj: Nuk përjashtojmë mundësinë e një koalicioni me LDK-në

Zëvendës-kryeministrja e Kosovës në detyrë Albulena Balaj Halimaj nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes partisë ku aderon, NISMA dhe LDK-së. Zonja Halimaj theksoi...

Hoxhaj viziton fermerët në Rahovec, premton 100% rritje të subvencioneve për pemëtarinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka zhvilluar një takim me fermerët e Komunës së Rahovecit, ku...

Lideri mund ta thellojë krizën e Prishtinës

Cilësia e përafërt e skuadrave bën që gara në Superligën e Kosovës në basketboll të jetë goxha interesante. Ndonëse shikuesit po mungojnë, në ndeshje...

Haradinaj nga Prizreni rithekson idenë e bashkimit me Shqipërinë, nëse Kosova s’anëtarësohet në NATO

Kryetari i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për President, Ramush Haradinaj, ka thënë se fokusi i tij si i pari i vendit...

Përfshihet nga zjarri shtëpia në Pllavë të Dragashit

Një qytetar ka raportuar në polici se në rrethana të panjohura i është përfshirë shtëpia nga zjarri, e cila ishte e pabanuar. Ndërsa menjëherë në...

Nisma vazhdon t’i marrë anëtarë PDK-së në Malishevë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aderime të reja në Malishevë nga PDK.Së fundit degës së Nismës në Malishevë I është bashkuar kandidatja për asamblenë...

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e rëndë te “Transiti i ri” në Prizren

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, pas dy dështimesh, është mbajtur  seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, të akuzuar...

Avdyli u “përzihet” medieve: Më temë u bë kërcënimi i Dakës sesa animi i saj politik

Haxhi Avdyli, kandidat në Listën e Vetëvendosjes për deputet, njëherit edhe anëtar i iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, ka orientuar mediet në atë se çfarë...

Joe Biden shfuqizon një urdhër të Donald Trumpit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka shfuqizuar urdhrin e Donald Trump për ndalimin e amerikanëve transgjinorë në ushtri. Ndalimi u bë nga Trump gjatë...

Prizreni vazhdon mbështetjen për 5.000 familje skamnore me pako ushqimore e higjienike

Komuna e Prizrenit synon që të vazhdojë mbështetjen për familjet skamnore të rrezikuara nga pandemia COVID-19. Sipas autoriteteve lokale edhe në këtë fazë, 5 mijë...

Hoxhaj në spitalin e Prizrenit premton se do t’ua rrit pagat për 30% mjekëve dhe infermierëve

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka thënë se me qeverisjen e...

Ponte Prizreni mposhtë Pejën

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Pejës në kuadër të xhiros së 17-të të Princ Caffe Superligës. Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat...

Prizren, një femër raporton në polici: Një person më ka sulmuar seksualisht

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual. Nje femër nga Prizreni ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht...

Lajmet e Fundit