Gjethe t’harrueme vjeshte

Enver Sulaj

N’ma t’mirën faqe të letrës
gërrithat e fjalës notojne mbi kujtime vjeshtake
E sa herë shkeli mbi gjethe t’harrume
Më vjen zani yt si za fyelli,
si erë e thirrje e frikshme
netve të lidhuna me litarë.

Nuk e di pse marrzinat më bajnë me qajtë
Tue kërkue si dikur me ngrehë zhag biçikletën e prishun
E hundëve pluhni s’mlen me shijue aromën e luleve
të këputuna tinëz ballkoneve të zonjave të randa.

Sa e bukur ashtë jeta kur e do marrëzisht
Tue shpue gishtat me therrat e ngjituna kambëve
Për me pa nga vrimat e gardhit fijet e dritës
Që vijnë nga lugina e lumit të egërsuem.

Në ato brigje flenë kandshëm zajet
Dhe psherëtimat e peshkatarëve
tue mbajtun me zor në dorë ngjalën
që butësisht rrëshqet në botën e ujit pafund.

Janar 2021

Më Shumë

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Lajmet e Fundit