Gjimnazi “Loyola” shpall të lira këto vende pune

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lira këto vende pune:

– Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të matematikës,
– Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës latine,
– Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës gjermane, (zëvendësim i mësimdhënëses gjatë pushimit të lehonisë), duke filluar nga data 1 shtator 2023 deri më 31 dhjetor 2023,
– Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të kimisë, (zëvendësim i mësimdhënëses gjatë pushimit të lehonisë), duke filluar nga data 1 shtator 2023 deri më 17 mars 2024.

Kushtet që duhet të plotësohen:

-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);
-Letër motivuese;
-CV;
-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
-Vërtetimin se nuk është nën hetime.
Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.
Dokumentet shtesë:
-Certifikata të trajnimeve;
-Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, deri më 27.08.2023, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në:
[email protected].

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose telefononi në nr. +383 44 434 087.
Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit