Gjykata në Kranj: Haradinaj mbetet në Slloveni

Gjykata në Kranj ka vendosur që Ramush Haradinaj të mbetet në Slloveni që gjykata të procedoj ankesën e tij përpara se të marrë në konsideratë kërkesën për ekstradim të Serbisë.

Gjykata tha se ka marrë “një ankesë në lidhje me procedurat e trajtimit në lidhje me shtetasin e arrestuar të Kosovës”, ka raportuar agjencia e lajmeve STA.

Në të njëjtën kohë kjo Gjykatë ka bërë të ditur se ka vendosur që padia të jetë komplete pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të të procedohet.

Tutje, kjo gjykatë ka shpjeguar se shtetasi kosovar i arrestuar në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin. /lajmi.net/

Më Shumë

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit