23.4 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Gjykata Speciale vendos të respektojë privatësinë e Veselit, nuk tregon se kur kthehet në Hagë

Gjykata Speciale nuk është lëshuar në detaje se sa do të qëndrojë Kadri Veseli në Kosovë, e këtë po e bëjnë për të respektuar privatësinë e tij.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, tha se nuk mund të japin informacione shtesë lidhur me qëndrimin e ish kreut të PDK-së në Kosovë.

“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e Z. Veseli, ne nuk mund të japim ndonjë informacion shtesë mbi vizitën e kujdestarisë”, tha Griep për Gazetën Express.

Ndërsa mediat duke u thirrrur në burime të aftërta me familjarët e Veselit raportojnë se ai do të qëndrojë për tri ditë në Kosovë.

 

Veseli erdhi dje nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte, pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është e rëndë.

Raportohet se gjendja shëndetësore e babait të Veselit është e rëndë dhe i njëjti po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

Kujtojmë se në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, u arrestuan dhe u dërguan në Hagë katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-ministri i qeverisë së përkohshme, Rexhep Selimi.

Më 4 nëntor, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata edhe se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /Express/

Më Shumë

30 ditë paraburgim për të dyshuarin në Prizren që e rrahu babain

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurit P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se...

Pas debatit të ashpër të PDK’së me Gërvallën, përplasen deputetët e PDK’së me ata të Vetëvendosjes

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Express. Teksa kryesuesja e...

Dënohet Rizan Hoxhaj që mori para në emër të burrit të prokurores nga Prizreni,Ervehe Gashi

Gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin, Rizan Hoxhaj për kryerjen e veprës së ushtrimit të ndikimit në rastin e burrit të prokurores së...

Nënshkruhet memorandum për organizimin e Autostradës Biennale në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, ka pritur në takim përfaqësuesit e festivalit ndërkombëtar Autostrada Biennale, me të cilët...

Prizren, një vdekje dhe vetëm 3 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur në komunën e Prizrenit...

Shtohet konkurrenca për Camavingan

Pas Real Madridit, edhe Arsenali e Barcelona janë futur në garë për mesfushorin francez Eduardo Camavinga, ka raportuar të martën gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”....

Peja-Golden Eagle Ylli, finalja e madhe

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finale të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Sfida e parë zhvillohet sonte...

SHBA dërgon aeroplanë luftarakë për të mbrojtur trupat e saj gjatë tërheqjes nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar burime shtesë ushtarake për të mbrojtur forcat amerikane dhe të koalicionit gjatë tërheqjes nga Afganistani. Aeroplana bombardues dhe...

KOK-u dënon dhunën e shfaqur në basketboll ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ndjekur me shqetësim të madh dhunën në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, e vlefshme për...

Haskuka: Parkingjet në Prizren së shpejti do të bëhen me pagesë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ky qytet ka probleme me parkingje. Ai thotë se të gjitha parkingjet publike aktualisht janë pa pagesë...

Dy vjedhje të rënda kryhen për një ditë në rajonin e Prizrenit

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Prizrenit. Në orët e mëngjesit të së premtes në rrugën...

Manchester City për herë të parë në finale!

Manchester City kualifikohet për herë të parë në finale të Champions League. Sitizens fituan 2-0 në shtëpi ndaj PSG, kur edhe takimin e parë...

Detaje nga rasti i mbytjes së katërvjeçares në lumin e fshatit Blaç të Dragashit

Në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit është raportuar se një vajzë katërvjeçare humbi jetën pasi kishte rënë në lum. Ekipi i Klan Kosovës ishte...

5 të shëruar dhe asnjë i ri me Covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i...

Hamilton nuk njeh rivalë, triumfon edhe në Spanjë

Lewis Hamilton nuk njeh rivalë edhe për këtë sezon. Piloti britanik triumfon edhe në garën e Montmelos të Barcelonës, e treta sezonale për të,...

Bletarët që e rrezikojnë jetën për një ndër mjaltat më të pastra në botë

Bletarët në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë rrezikojnë shumë për ta kryer punën e tyre të përditshme. Ata ngjiten në shkëmbinj dhe drunj të lartë...

Lajmet e Fundit