16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gjykimi për shpërthimin në Zhur, dëgjohet bashkëshortja e njërit prej të akuzuarave

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, janë dëgjuar 2 dëshmitare në gjykimin ndaj Iran Badallit dhe Arben Gashit, të cilët po akuzohen për rastin e shpërthimit në Zhur, ku kishte vdekur polici Sami Thaçi.

Nga seanca e kaluar ishte mbetur në gjysmë dëgjimi i dëshmitares Hidajete Badalli e që seanca e sotme filloi me dëgjimin e së njëjtës.

Prokurori, Metush Biraj dhe avokatët e të dëmtuarave dhe të akuzuarave deklaruan se nuk kanë më pyetje për dëshmitaren e lartcekur.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Arben Gashi, avokat Esat Gutaj deklaroi se ka vërejtje lidhur me dëshminë e dëshmitares dhe i kërkoi gjykatës që të ndaj saj të hapen hetimet në rastin ku përmendet emri i tij.

Tutje gjykimi ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitares Hana Tafaj, e cila është bashkëshortja e të akuzuarit Arben Gashi e cila deklaroi se qëndron pranë deklaratës së dhënë në prokurori të datës 17.06.2020 dhe shtoi se nuk e di që sa kohë njihet Iran Badalli me Arben Gashin, mirëpo e din që bashkëshortja e Iran Badallit është e të njëjtit fshat me të burrit të saj.

Shtoi se Arben Gashi me Iran Badallin kishin pasur raporte të mira, probleme nuk kanë pasur kurrë dhe se Iran Badalli i kishte borxh Arbenit.

Dëshmitarja tha se në ditën kritike Arbeni ishte nisur prej shtëpisë dhe ka pas me dërguar djalin në kurs dhe me bë pagesën e kursit e pas kësaj është nisur për me shku në Shqipëri për me gjet një lokal për me u punësuar krejt familja.

Ajo tha se për ngjarjen që ka ndodhur e kishte kuptuar përmes televizionit dhe se gjersa burri i saj Arbeni ishte në Shqipëri me të kishte komunikuar përmes telefonit.

Pasi që s’kishte më pyetje në drejtim të saj, kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi seancën e sotme e ka shtyrë dhe të radhës janë caktuar më 04, 05 dhe 20 prill.

Ndryshe, sipas dispozitivit I të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren të akuzuarit Iran Badalli dhe Arben Gashi akuzohen se me anë të eksplozivit kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, që ka rezultuar me vdekjen e një personi, lëndimeve të rënda dhe të lehta trupore të personave të tjerë.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit kah fillimi i muajit janar 2020 në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli ne fshatin Zhur Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasor, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi kanë ka pësuar lëndime të rënda trupore si dhe fëmija S.B po ashtu ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa në dispozitivit II të aktakuzës thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim...

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Lajmet e Fundit