9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjyqtari nga Prizreni, Agron Hoxhaj, avancohet në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 291-të, të mbajtur të premten, ka marrë vendim për avancimin e gjyqtarëve Agron Hoxhaj dhe Bajram Miftari në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Ndryshe, për avancim në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme kishin kandiduar pesë gjyqtarë, por Komisioni për rekrutim ka rekomanduar në KGJK vetëm dy prej tyre, pra gjyqtarin Agron Hoxhaj dhe Bajram Miftari.

Ndërsa, për tre kandidatët të tjerë rekomandimi i tyre nuk është bërë për shkak se të njëjtit kanë pasur vlerësimin e performancës “mirë”.

Anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e gjyqtarit Hoxhaj dhe Miftari.

Mandati i gjyqtarëve Hoxhaj dhe Miftari në pozitën gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, do të fillojë nga data 1 gusht 2022.

Agron Hoxhaj ka qenë gjyqtar i departamentit të përgjithshëm – divizioni civil në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Ka diplomuar në vitin 1996 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2005.

Praktikën profesionale e kreu në Prokurorin e Qarkut në Prizren në vitin 2003 deri në vitin 2004.

Nga viti 2003 deri në vitin 2004 ka ushtruar postin e administratorit të Prokurorisë Publike Komunale në Prizren.

Në vitet 2008 – 2011 ka ushtruar postin e avokatit Publik Komunal në Komunën e Prizrenit. Gjatë viteve 2011 dhe 2012, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Prokurorin Publike të Qarkut në Prizren.

Në vitin 2012 është emëruar gjykatës në gjykatën Komunale të Kundervajtjes.
Nga një janari i vitit 2013 u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren ./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

Kurti: Me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë për çlirim

Kryeministri Albin Kurti, tha se bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit për çlirim. “Kushtrimi i lirisë dhe lufta...

Lajmet e Fundit