14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gratë diskutuan për rolin e tyre në gjyqësinë e Kosovës

Gratë në gjyqësinë e KosovësNë Gjykatën e Apelit në Kosovë sot u organizua një aktivitet për nder të muajit mars, si muaji i historisë së grave dhe përpjekjeve të tyre për barazi dhe avancim shoqëror.

Gjyqtaret e kësaj gjykate, së bashku me drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket dhe një grup të vajzave studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, diskutuan për sfidat e të qenit gjyqtare, si dhe mundësitë që kanë juristet e reja të përfshihen në sistemin e drejtësisë.

Ky aktivitet gjithashtu shërbeu si një rast për të njoftuar opinionin me Forumin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës (Forumi) që është themeluar në dhjetor të vitit 2013 dhe ka për qëllim të promovojë rolin e grave në sistemin e drejtësisë në Kosovë, për të avancuar barazinë për të gjitha gjyqtaret dhe prokuroret ekzistuese dhe ato të ardhshme.

Diskutimi në Gjykatën e Apelit u udhëhoq nga gjyqtarja BiljanaRexhiq, e cila është dhe kryetare e Forumit. Ajo theksoi rolin e rëndësishëm që luajnë gratë në gjyqësorin e Kosovës, qoftë si gjyqtare, apo në pozita të tjera, për fuqizimin e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit në vend, si dhe inkurajoi studentet që të përzgjedhin karriera si gjyqtare të së ardhmes.

Rexhiq tha se sistemi gjyqësor në Kosovë ka nevojë për më shumë lidership nga radhët e femrave dhe inkurajoj këto të fundit që të jenë sa më shumë prezentë në pozitat vendimmarrëse.

Znj. Shauket përgëzoi pjesëmarrëset nga dy gjenerata në këtë takim dhe theksoi rëndësinë që USAID-i i kushton barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës. Edhe ajo i inkurajoi studentet që të synojnë sa më shumë dhe të rrisin numrin e gjyqtareve në Kosovë.

Më Shumë

Osmani: Më 24 mars të ’99-ës aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar aleancën veri-atlantike, NATO-n dhe ushtarët e saj për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Sot në...

Përurohet Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në përurimin e Muzeut të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, raporton Ekonomia Online. Muzeu përmban...

Lajmet e Fundit