11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Gratë shqiptare që kanë bërë histori

Gruaja shqiptare ndër vite, është udhëhequr dhe frymëzuar nga emra që kanë bërë historinë. Brez pas brezi, gratë shqiptare që sakrifikuan jetën në emër të shkencës dhe kulturës, mbeten modeli më kuptimplotë dhe i bukur, i të qenit grua dhe nënë. Guximi, fuqia, mençuria dhe vendosmëria e tyre, janë frymëzimi ynë i përditshëm.

Më poshtë, sjellim në kujtesë emrat e disa grave shqiptare, të cilat, kanë bërë histori dhe kanë lënë pas veprat në emër të pavarësisë gruas në shoqëri, sidomos në shoqërinë shqiptare…

KUSHE MICJA; ka hapur shkollën e parë femërore në Shkodër, në 1862.

SEVASTI QIRIAZI; ka hapur shkollën në 1881 në Korçë.

PERSEFONI TRENI; ishte drejtuesja e parë e një shkolle për vajza, në Pogradec në 1917.

URANI RAMBO; hapi shkollën e parë femërore në Gjirokastër në 1920, dhe në 1923 bëri kërkesën në konferencat e grave që meshkuj e femra të shkolloheshin së bashku.

HAJRIJE KRAJA; mësuesja e parë në një shkollë shtetërore, në Shkodër në 1920. Kanë thyer tabu dhe të gjitha vajzat që u regjistruan në shkollat e para të hapura nga zonjat e lartpërmendura.

POLIKSENI LUARASI; nxënësja e parë e regjistruar në një shkollë djemsh, në Korçë në 7 mars 1887.

PARASHQEVI QIRIAZI; ka organizuar shoqatën e parë të gruas, në Korçë në vitin 1909, e së bashku me Sevastinë, kanë botuar të parën revistë për gratë, “Ylli i Mëngjesit” në Boston në 15 janar 1917. Këto motra të famshme hapën dhe të parën shkollë të mesme për femra në Kamëz, Institutin Kiriaz, në vitin 1922.

IKBAL ÇIKA femra e parë gazetare shqiptare dhe e para pronare femër (botuese) e revistës ekonomike-letr;are “Java” në 1937.

ELENI QIRICI; femra e parë shqiptare qe aktroi në Hollivud,

Natyrisht që kanë thyer tabu, të gjitha gratë e vajzat që guxuan të shkruanin e të botonin në shtypin e kohës, si: motrat Qiriazi, Kaliopi Plasari, Afërdita Erbapi, Emine Toptani, Shaqe Çoba, Urani Rumbo, Ikbal Çika, Marigo e Fereniqi Pozio, Musine Kokalari, Selfixhe Broja, Xhemalije Gjylbegu, Luçije Serreqi, Ollga Pëllumbi etj.

(Nga Fjalori Enciklopedik i Gruas Shqiptare” dr. Zenepe Dibra) / Albumi Akordet

***

Më 2 qershor 1880 lindi Parashqevi Qiriazi (1880-1970), veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe për emancipimin e gruas shqiptare, Mësuese e Popullit.

Parashqevi Qiriazi lindi në qytetin e Manastirit, si motra e vogël e Gjerasim, Gjergj dhe Sevasti Qiriazit. Pas mbarimit të studimeve për letërsi në Kolegjin Femëror Amerikan (Womens College) në Stamboll (1904), u kthye në atdhe dhe iu kushtua mësuesisë.

Shërbeu në Shkollën Shqipe të Vashave të Korçës. Mori pjesë si delegate në Kongresin e Manastirit dhe botoi “Abetare për shkollat e para” (Manastir, 1909, 1911). Themeloi të parën Shoqëri të Gruas shqiptare në Korçë (21 janar 1909). Më 1912 vazhdoi disa kurse kualifikimi në Fakultetin e Pedagogjisë të Universitetit të Oberlinit (SHBA) dhe po atë vit hartoi programin arsimor të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. U kthye në atdhe më 1921 dhe u bë një nga themelueset dhe drejtueset kryesore të Insitutit Femëror “Kyrias” në Tiranë e Kamzë (1922-1933).

Për shkak të qëndrimit të saj antifashist, më 15.10.1943 u internua nga Gestapoja në kampin Anhalt (Banjica). I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit të luftës u kthye në atdhe

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Fisichella: Schumacher është Maradona i F1

Ish-piloti i F1, Giancarlo Fisichella ka folur për Michael Schumacher, duke bërë një krahasim me një tjetër të madh dhe kampion, por të futbollit,...

Lajmet e Fundit