12.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, vjedhin 50 mijë euro para të gatshme dhe stoli në vlerë 40 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Krajkë të Komunës së Prizrenit. Në një shtëpi të këtij fshati, hajnat kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë 90 mijë euro, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se rasti është nën hetime dhe se deri tash nuk ka të arrestuar.

“Me date 29.10.2020 rreth orës 18:10 minuta, një qytetar nga fshati Krajke-Has e ka njoftuar policine ne Prizren, se nga persona te panjohur janë vjedhur një sasi e të hollave dhe arit. Sipas viktimës shuma e të hollave është 50.000 euro ndërsa vlera e arit 40.000. Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga njësitë e specializuara kriminalistike dhe rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren”, ka thënë Osmanollaj./Gazeta Express

Më Shumë

Stresi ironizon me ish-banorët e BBVK

Stresi ka nisur koncertet e para pasi doli fitues nga Big Brother VIP Kosova.Reperi së fundmi performoi në një klub nate në Tiranë ku...

Gjendet i vdekur në banesë një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në Prizren.Ai kishte ardhur nga mërgimi. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për mërgimtarin A. V....

Babait

Lajmet e Fundit