22.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

Halil Matoshi sot me Vetëvendosjen

Analisti dhe publicisti Halil Matoshi po e përkrah thirrjen e Lëvizjes Vetëvendosje për demonstrata.

“Sot jam me Lëvizjen Vetëvendosje!”, shkruan Matoshi në rrjetin social Facebook.

“Shqiptarët duhet të ngrihen në demonstrata qytetare dhe të kërkojnë largimin e Gruevskit. Këto demonstrata duhet të mbahen në Shkup. Qendra politike e shqiptarëve është Shkupi. Gruevski rrëzohet në Shkup e jo në lagje e fshatra të Kumanovës”, e citon Matoshi thirrjen e bërë nga VV.

Matoshi fton që shqiptarët të kenë kujdes pasi që sipas tij të shtënat në Kumanovë po e shpëtojnë Qeverinë e Gruevskit dhe Ahmeti.

“”Lufta” në Kumanovë ishte pa krye dhe pa qëllim të qartë, grupet misterioze rebele nuk i ndihmojnë zgjidhjes se problemit të shqiptarëve në FYROM. Të shtënat në Kumanovë po e shpëtojnë Qeverinë e Gruevskit dhe Ahmetit, prandaj shqiptar kujdes! Bashkimi me qytetarinë aktive maqedonase kundër Qeverisë është rruga e vetme e drejtë! secili plumb i shkrepur aktualisht dëmton jo vetëm pozitën e shqiptarëve në FYROM por edhe republikën e Kosovës”, shkruan më tutje Matoshi në Facebook-un e tij.

E sa i përket Republikës së Shqipërisë, Matoshi fton që të lihet e qetë, pasi sipas tij ky vend boll i ka sfidat e veta transicionale, për siç thotë ai ‘me u ba shtet modern dhe me iu bashkue BE-së’.

“Vetëm kjo Shqipni u duhet shqiptarëve!”, përfundon Matoshi

Më Shumë

99 vjet nga vdekja e Dantes së shekullit të 20-të

Më 3 qershor të vitit 1924, në Austri ka vdekur shkrimtari Franz Kafka. Ai ishte i lindur në Pragë 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje...

Messi largohet, tri skuadra luftojnë për dy vende në Evropë

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, dhe një prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, të shtunën do ta...

Parashikimi i motit

Lajmet e Fundit