27 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Haradinaj nominohet zyrtarisht për kryeministër: Duam fitore, do ta mbrojmë pragun e shtëpisë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është nominuar për kryeministër nga koaliconi AAK-PSD, në një tubim madhështor që është mbajtur në Pallatin e Rinisë. Ai ka mbajtur edhe një fjalim, pasi që është nominuar për pozitën që e ka mbajtur për dy vite, ku ka folur edhe për përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Ai fjalimin e ka nisur duke përshëndetur fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë.

“Nuk mundem me fillue fjalimin pa e përshëndetë fitoren e Kosovës sot”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj, ai ka bërë një historik të përpjekjeve të Kosovës për çlirim e pavarësim.

“Kur ne ishim duke mbrojtë pragun e shpisë tonë atëherë, NATO e prine nga Amerika na ndihmoi. Ju jemi përjetë mirënjohës. Po kush është shtëpia jonë sot? Po shtëpia jonë dhe e gjithë komuniteteve është Kosova. Kush është pragu? Pragu është kufiri, Kushtetuta, deklarata e Pavarësisë, është vendimi i GJND-së”, ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij para mijëra simpatizantëve.

Haradinaj ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij gjithmonë e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Ne e kemi mbrojtë gjithnjë pragun e shpisë dhe do ta mbrojmë. Kosova jonë me ushtrinë e vet, me polici, gjyqsi, instutcione sot është me e sigurt, por populli i Kosovës është zot shpije në shtëpi të vet”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se ky popull, më 6 tetor, do ta mbrojë pragun e shtëpisë.

“Kur të vijë dita e 6 tetorit dueht të votojmë për pragun e shtëpisë së sigurt”, ka thënë tutje.

Ka folur edhe për kohën kur e ka marrë udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

“Në shtator 2017 kur e kam marrë udhëheqjen, shpija jonë Kosova ishte në terr, nuk prodhonte energji elektrike. Merreni me mend ishim në terr. Kosova nuk e kishte Trepcen, nuk e kishte Ushtrinë”, ka theksuar Haradinaj.

Nuk ka lënë pa përmendur as përpjekjet për copëtimin e Kosovës.

“Në atë kohë mrapa shpine u bëjke një dialog I rrezikshëm. Pra u rrezikoke pragu I shtëpisë. Taksa 100% ka qenë e nevojshme. Nuk është vec taksë, po është sovranitet. Kjo është listë e shpisë. Këta janë njerëz të Kosoës. Janë njerëz të pragut. Janë njerëz të dijes, guximit, përkushtimit. Që do ta rrisin ekonominë, që do ta bëjnë Kosovën të barabartë”, ka thënë në fund Haradinaj.

Më Shumë

Rama e quan të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, thotë se pa Francën e Gjermaninë nuk sheh zgjidhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar se pa përfshirjen e përditshme të Gjermanisë dhe Francës...

Provim shtetëror për mësimdhënësit fillestarë, flasin ekspertët e arsimit

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditë më parë ka bërë të ditur se ky dikaster ka në plan që të...

Mbytet një fëmijë 4-vjeçar në Dragash, ra në lumë derisa po luante me shokët

Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e fshatit Blaç të Dragashit. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i...

Kur pozon në bikini Tayna hiq s’përton ta tregojë ‘zogun’

Tayna ka provokuar sërish. Rep artistja kosovare ndodhet në Maldive, e cila po shijon ca ditë pushime në vendin më të mahnitshëm në botë, shkruan...

SBASHK’u kërkon shtesa për mësimdhënësit, paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Financave dhe të Arsimit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit. Kështu ka bërë të ditur...

“Karantinë e vizave” për qytetarët e Kosovës

Hylije Mustafa nga Prishtina nuk mund të shkojë në Gjermani për një trajnim profesional, sepse Ambasada gjermane në Kosovë, gjatë pandemisë së koronavirusit, “ka...

Komunikatë nga FBK lidhur me incidentin ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës

Federata e Basketbollit e Kosovës është tej mase e shqetësuar me incidentin që ka ndodhur të martën mbrëma në ndeshjen e pestë gjysmëfinale të...

Kërcënohet një polic në Prizren

Një zyrtar policor në Prizren ka bërë të ditur se deri sa ka qenë jashtë detyrës zyrtare kishte pranuar një mesazh në rrjete sociale...

Golden Eagle Ylli mposht Rahovecin, kualifikohet në finalen e madhe

Golden Eagle Ylli ka siguruar plasmanin në finalen e play- offt të Superligës së Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale të...

Kërkoi vaksinim të detyrueshëm, kryetari i bashkisë në Poloni kërcënohet me vdekje

Pas vendimit të selisë qendrore të Walbrzych, një qytet i vogël në Poloninë jugperëndimore, për të bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, kryetari i...

Ylli mposht Pejën në finalen e parë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Pejës me rezultat 75:83 dhe bën hapin e parë drejt titullit kampion. Ndeshja...

Albena Reshitaj: Së pari të vaksinohen qytetarët, pastaj unë

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka treguar se si deputete ka vendosur që të mos vaksinohet para qytetarëve edhe pse punon në sektorin shëndetësor. “Ne...

Prizren, një vdekje dhe vetëm 3 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur në komunën e Prizrenit...

Të mërkurën në Kosovë pritet të arrijnë mbi 62 mijë vaksina të AstraZenecas

62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë. Ato do t`i sjell falas “Gavi Covaxi”, një...

Mourinho kërkon të transferojë dyshen e PSG-së në Romë

Jose Mourinho synon të sjell përforcime të reja në Romë. Gazeta italiane “Corriere della Sera”, raporton se Florenzi dhe Icardi po kërkohen nga Mourinho. Ish-trajneri i...

Aksident me fatalitet në Malishevë: Vdes një person pasi u godit nga vetura

Një aksident ka ndodhur në fshatin Balincë të Malishevës nga ku ka mbetur i vdekur një person. Vetura ka shkelur këmbësorin pak pasi ky i...

Lajmet e Fundit