Hasani: Do të votoj kundër Gjykatës Speciale

Përveç konfirmimit të votës kundër themelimit të Gjykatës Speciale nga deputetët e opozitës në Kuvend, votën kundër kësaj gjykate e kanë konfirmuar edhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Deputeti Nait Hasani dhe deputetja Ganimete Musliu, kanë thënë për Telegrafin se do të votojnë kundër themelimit të kësaj gjykate.

Hasani ka sqaruar se nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tij të mëhershme.

“Qysh para një muaji dihet qëndrimi im lidhur më këtë çështje. Nuk kam ndryshu mendim. Nesër do të votoj kundër”, ka deklaruar Hasani.

Edhe deputetja Ganimete Musliu ka theksuar do ta përsëris atë që e ka thënë edhe më parë.

“Vota ime ishte dhe do të jetë kundër themelimit të Gjykatës Speciale”.

Ndryshe, të premten deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të votojnë për ose kundër themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet të cilat supozohen se janë kryer nga ana e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)./Telegrafi/

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit