18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Haskuka, Millaku dhe Daullxhiu në garë të VV-së për kryetar të Prizrenit

Mytaher Haskuka, Drita Millaku dhe Irfan Daullxhiu, janë në garë të brendshëm në Lëvizjen Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit.

Emrat e tyre, sot janë dërguar për “certifikim” në Prishtinë.

Burimet e “PrizrenPress”it bëjnë të ditur se kryetari aktual i Prizrenit, Haskuka dhe deputetja Millaku kanë marrë mbështetjen e delegatëve, kurse mjeku Daullxhiu nuk ka arritur të marrë mbështetjen e mjaftueshme të tyre.

Anëtari i Komisionit Zgjedhor i VV-së në Prizren, Karanfil Haxhillari, konfirmoi se sot është mbyllur afati i paraqitjes së kandidatëve për kryetar të Prizrenit.

“Emrat janë dërguar në Prishtinë. Pra, gara është në proces”, tha shkurt Haxhillari.

Sipas tij, shumë shpejt do të dihet se kush do të jetë kandidati i Vetëvendosjes, për kryetar të Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Në ditën e Bajramit, një burrë nga Suhareka arrestohet për dhunë në familje

Rastet e dhunës në familje nuk janë ndalur as me rastin e ditës së Bajramit. Gjatë 24 orëve të fundit, një burrë nga Suhareka është...

Mot sot i ngrohtë në ditën e Fitër Bajramit

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-26 km/h. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit