7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka thotë se iu duhen edhe 4 vjet për ta rregulluar gjendjen në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka sonte në RTV21 tha se kanë bërë shumë për Prizrenin, por iu duhet edhe një mandat 4 vjeçar për ta rregulluar gjendjen.

Haskuka tha e puna e tij kryesore në 4 vjeçarin e ardhshëm është ta shndërrojë Prizrenin në një qendër të zhvillimit të gjelbër, shkruan rtv21.tv

Në Prizren janë 173 mijë e 359 qytetarë më të drejtë vote.

Në garë për të udhëhequr Prizrenin janë gjithsej tetë kandidatë. LDK përfaqësohet me Anton Qunin, PDK me Shaqir Tolajn, VV me Mytaher Haskukën, i cili po ashtu ka qenë kryetar komune në mandatin e kaluar, AKR përfaqësohet me Afrim Tejecin, AAK me Lulzim Kabashin, NISMA me Zafir Berishën, kandidat i pavarur është Milazim Lushaj, NDS me Cemailj Smailjin./21Media

Më Shumë

Lajmet e Fundit