4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Haxhi Avdyli i del në mbrojtje Isa Mustafës

haxhi avdyli ldkKryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli i ka dal në mbrojtje kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës. Sipas tij, Mustafa nuk do të lejojë falimentimin e shtetit të Kosovës.

“LDK, Dega në Prizren shpreh mbështetjen e plotë për Kryeministrin Isa Mustafa, në barrën e rëndë që ka marr mbi vete për të mos lejuar falimentimin e shtetit dhe degradimin e situatës politike dhe ekonomike në vend”, thuhet në komunikatën e Avdylit.
“Të protestosh është një e drejtë që e ka çdo qytetar i një vendi demokratik, por të kërkosh pushtetin me anë të dhunës nuk është një zgjedhje demokratike, prandaj askush që dëshiron të protestoj nuk e ka të drejtën ta bëjë këtë me vandalizma dhe dhunë si formë e presioneve mbi punën dhe angazhimet e institucioneve të lira dhe demokratike”.

“Në asnjë vend të botës nuk mund të lejohen shembuj të sjelljes së tillë siç ndodhen në protestën e fundit në Prishtinë, ku protestuesit vandalizuan jo vetëm institucionin e Kryeministrisë por edhe pronat private. Respekti mbi institucionet shtetërore është parim i demokracisë sepse askush nuk është mbi institucionet, ndërkohë që pronën private, demokracia e vendos në vendin e vet si të shenjte, të ligjshme dhe të mbrojtur nga shteti”.

“Për më tepër, ekspert të çështjeve të sigurisë, shprehin shqetësimet e tyre dhe konstatojnë se në këtë fazë nuk janë të nevojshme protestat në Kosovë, spese sipas tyre shërbimi informativ i Serbisë po vepron me të madhe për destabilizimin e vendit”.

“Nuk është mënyra evropiane e të zgjidhurit të çështjeve politike në mënyrë të dhunshme siç ndodhi në protestën e fundit të partive opozitare. Është e ditur nga historia e proceseve politike të një shteti se, çdo fryerje e pasioneve për të kapur pushtetin me dhunë apo rrëzuar është demoniake dhe ka të bëjë me një puç ndaj vendit. Vendi ka nevojë për punë dhe perkushtim të sinqert të të gjithëve në mënyrë që të tejkalohet situata e rënduar dhe sfidat nëpër të cilat po kalon.

“Ne kemi besim të plotë që Kryeministri Isa Mustafa dhe kabineti qeveritar i posaformuar, do t’i përmbushin zotimet dhe detyrat e rëndësishme për të mos lejuar falimentimin e shtetit të Kosovës”.

“Prandaj ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Prizrenit dhe të Kosovës, që të mos bëhen pjesë e protestave ku qëllimi nuk është shkarkimi i një ministri por paralizimi i punës së Institucioneve qeveritare dhe tentativa për të marrur pushtetin në kundërshitm me vullnetin e popullit të përcaktuar me votën e lirë të tyre.”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

S`ka rroga, ndërrimi i parë i punëtorëve të `Trepçës` bojkoton punën

Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota, njofton RTKlive. Disa...

Prizren/ Ushtarët ukrainas certifikohen për deminim nga FSK-ja

Gjatës ditës së sotme në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren është mbajtur ceremonia e diplomimit të kontingjentit...

Lajmet e Fundit