Haxhi Avdyli i kërkon Ramadan Mujës të dorëhiqet

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar në lidhje me rastin e arrestimit të drejtorit të Arsmit në Prizren, Nexhat Çoçajt dhe 5 zyrtarëve të tjerë. Sipas tij, PDK-ja në Prizren ndër vite e ka katandisur sektorin arsimor me zhvatje fondesh, punësim nepotist e partiak, e lloj lloj keqpërdorimesh të pushtetit.

Avdyli i ka kërkuar krytarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja të japë dorëheqjen, sepse qeveria e tij ka bërë edhe shumë skandale të tjera.

“Prizreni ishte një qytet me një traditë arsimdashëse dhe me punëtor arsimor me një p?rgaditje të lartë profesionale, patriotike e morale.
Kurse udhëheqja arsimore e Partisë në pushtet në Prizren, ndër vite e katandisi këtë sektor përmes zhvatjes së fondeve, punësim nepotist e partiak e lloj lloj keqpërdorimesh të pushtetit. Por thonë që zullumi këputet prej së trashi. Dhe sot ky qark kriminal u këput. Edhe pse tërë opinioni ishte në dijeni për skandalet por edhe për hetimet që bëheshin për këtë grup kriminal ne pushtet, bile edhe u protestua, këta vazhdonin rrugën të korrupsionit të përkrahur edhe nga strukturat tjera partiake të PDK-së në Prizren. Tani nëse ka sadopak moral dhe brejtje e ndërgjegjjes qytetare , kur marrim parasysh edhe skandalet tjera të kësaj qeverie komunale do duhej të vetëdorëhiqej Kryetari i dënuar i Prizrenit. Por ndërgjegja e vrarë e njerzëve në pushtet në Prizren është nocion i panjohur. Dhe prandaj Prizreni edhe më tutje do vazhdohet të sundohet nga njerëz të dënuar për krime”, ka deklaruar Avdyli. /PrizrenPress.com

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit