6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Haxhiu: Gruevski, Mijalkov dhe Ahmeti janë kriminela…e kanë vendin në burg

I ftuar në emisionin Rrokum Roll, drejtori i Televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu, tha se ngjarjet në Kumanovë janë një lojë e fëlliqtë e kryeministrit Gruevski, dajës së tij shefit të sigurimit Sasa Mijalkov dhe liderit shqiptar të BDI, Ali Ahmeti.

“Këso lojërash në Ballkan janë luajt dhe gjithmonë kanë qenë të përgjakshme”, tha Haxhiu.

I pyetur me shpjegu pse e fut Ali Ahmetin në këtë treshe, zoti Haxhiu tha se ai po sillet me papërgjegjësi dhe është shndërrua në një lolo.

“Ahmeti asht krejt i padijshëm, nuk ka lidhje me politikën, Ahmeti po merret vetëm me dele…ai kohën e kalon me dele…këtë preokupim e ka”, tha Haxhiu.

Në pyetjen pse u deshtë me u kall Kumanova, Baton Haxhiu tha sepse lideri i opozitës ka pasë me shpalosë përgjimin e radhës që zbulon fakte akuzuese për qeverinë e Gruevskit dhe të Ali Ahmetit.

“Janë ngjarjet e njoftuara te liqeni, ku akuzohen shqiptarët për vrasje të pesë maqedonasve të ri, është rasti i njoftun “Monstra”.
Me qenë se pritet që kjo ‘bombe’ e radhës e Zoran Zaev ka me implikua qeverinë e Gruevskit, Mijalkovit dhe Ahmetit, atëherë është mirë që destabilizimi i Maqedonisë me shty dhe me minimizua këtë rast”.

“Dhe rasti “Monstra” është shumë i ngjashëm me rastin “Panda” në Kosovë, kur Milosevic vranë serbët e ri në një kafeteri në Pejë, për me i akuzua shqiptarët dhe me kall luftën. Askush s’ka besu se Serbia ka me i vra fëmijët serbë për me nis konfliktin. Por këtë model veprimi na e njohim në Ballkan, si ‘Panda”, “Plitvice”, Sarajeva…”, tha Haxhiu.

Ali Ahmeti është analfabet

Pse nuk shkoi Ali Ahmeti në Kumanovë, ishte pyetja e Jupollit. “Sepse s’ka guxuar”, tha Baton Haxhiu. “Ali Ahmeti është avanturier, është gjysmë analfabet dhe mendoj se Ali Ahmeti është lideri ma i dëmshëm i shqiptarëve në Maqedoni. Ai është kontestuar nga vetvetja”.

Gruevski, Mijalkov, Ahmeti e kanë vendin në burg

Baton Haxhiu në emisionin Rrokum Roll tha se treshi Gruevski, Mijalkov dhe Ahmeti e kanë vendin në burg.

“Njeriu që nuk shkon me i mbrojtë qytetarët e vet, po angazhohet veç me i nxjerrë prej aty tre luftarë që me gjasë vet i ka çue atje me kall luftë, e ban Ahmetin bashkëfajtorë me Gruevskin e Mijalkovin”.

Liliputi Gruevski që don me u ba Aleksandër

“Kjo situatë i konvenon vetëm Gruevskit, këtij ‘hajni ballkanik’. Në të vërtetë, janë dy ‘hajna’, Gruevski dhe daja i vet Mijalkov. Këta të dy i kanë ‘vjedhe’ 1.2 miliardë të ndërtu përmendore”.

Ali Ahmeti është kriminel bashkë me Gruevskin dhe Mijalkovin

“Ju e keni pa qysh ky liliputi Gruevski don me u shndërrua në Aleksandër, të ndërtu statuja”, tha Haxhiu.

“Rujuni prej liliputeve si puna e Gruevskit. Ky njeri ka vra n’Maqedoni”.

Zaev, e ardhmja qytetare e Maqedonisë

“Maqedonia duhet me rilind nga qytetarët, nga shqiptarët dhe maqedonët e bashkuar për një Maqedoni qytetare. Nëse një lider si Zaev shkon në Kumanovë dhe e presin me apllauz, atëherë ai ësht njeriu i të ardhmës. Zaevi është njeriu i një Maqedonie qytetare”. /Rrokum/

Më Shumë

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Lajmet e Fundit