10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Hetimet për vrasjen e Elvis Pistes mund të çojnë edhe te 3G’ja e Valës

ElvisPista14Tenderi për 3G i Valës u zvarrit për afro një vit, duke e dëmtuar në konkurrencë në treg këtë operator me pronësi publike 100% – i cili u krye tek dje (19 qershor 2014). Pati shumë ankesa e në këtë proces dhe një nga kompanitë që u ankua lidhet me korporatën “Devolli”, që ka hise në telefoninë “Z-Mobile”. Por, në krejt këtë proces, Gazeta Express merr vesh që ka qenë i përfshirë nga ana e PTK’së edhe i ndjeri Elvis Pista. Prokuroria e Shtetit nuk e ka mohuar se po heton për rastin e Pistës edhe në këtë pistë

Operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë (VALA e PTK’së) tek dje ka arritur të realizojë një kontratë për nisjen e shërbimit të internetit “3G”, një shërbim që tashmë ekziston tek operatori i dytë. Plotë parregullsi e shoqëruan këtë proces, duke e që çuar në këtë zvarritje.

Express merr vesh që në komisionet e brendshme të Post-telekomit të Kosovës për “3G” ishte edhe njëri nga menaxheret ë saj, tashmë i ndjeri Elvis Pista, nga Rahoveci.

Prokuroria e Shtetit nuk ka mohuar që në hetimet për atentatin që të dielën la të vdekur Pistën po heton edhe në pisën e PTK’së.

Express: A e keni zgjeruar pistën e hetimeve edhe në PTK?

Prokuroria Shpresa Bakia: Jemi duke punuar në të gjitha drejtimet dhe pistat e mundshme. Rezultati do ta tregojë cila është ajo pistë.
ProkuroriaShpresa Bakia nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të dilet me rezultat e para të hetimeve në rastin Pista, dhe ka thënë që tash për tash nuk mund të thotë diçka.

“Kurrgjë të re nuk ka. Ato që i kemi thënë në publik deri tash qëndrojnë. Jemi duke punuar”, ka thënë për Express Bakia.

PTK’ja vitin që shkoi shpalli një tender publik për “3G”’në. Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, u dorëzua në OSHP ankesa kundër PTK-së nga kompania e quajtur Infinite Solutions – KAD që pretendonte se PTK sepse pati nisur negociata me Alcatel Luzent dhe Nokia Solutions and Netëorks në këtë projekt prej afër 30 milionë eurosh.

PTK arsyetoi përdorimin e procedurës së negociuar – duke kërkuar një kontraktor e jo të pranojë oferta nëpërmjet tenderit të hapur – sepse ato ishin kompanitë që kanë ngritur platformën e telefonisë mobile dhe do të ishin më të përshtatshëm për të kryer punën.

Jeta në Kosovë raportoi se nuk ekziston asnjë dëshmi se Infinite Solutions ka aftësi për të kryer projekte të telekomunikacionit. Dhe se madje ajo asnjëherë nuk ka paguar tatime në Kosovë.

GV Consulting LLC që ka në pronësi të plotë kompaninë Infinite Solutions dhe është e regjistruar si një kompani konsultuese për teknologji informative në qytetin e Edgewater në New Jersey, por nuk ka asnjë dëshmi që ka qenë aktive në fushën e telekomunikimeve dhe me zyrë është e vendosur në një ndërtesë apartamentësh.

Një lidhje e këtij procesi me Devollët

Pronari i saj, Visar Jakupi ka një biznes tjetër e cila riparon dhe fshin oxhaqe, e quajtur Approved Chimney. Visar Jakupi po ashtu është i listuar si person kontaktues në ueb faqen Prince Coffee USA– e cila prezanton veten si distributor për kafen e kompanisë Devolli Corporation- një lidhje që Jakupi nuk e ka mohuar.

Korporata nga Peja, Devolli Corporation, u krijua në shkurt të vitit 2012 dhe është në pronësi të Shkëlqim Devollit.

Deri atëherë Shkëlqimi dhe vëllai i tij Blerimi ishin bashkëpronarë në Devolli Group që e ka në pronësi Z-Mobile, operatorin virtual mobil që shfrytëzon rrjetin e PTK-së.

Z-Mobile që tash i përket Blerim Devollit të Devolli Group në teori do të përfitonte nga PTK-ja nëse ndërmarrja publike do të kishte 3G, raporton gazetaJNK.

Të dyja, Devolli Corporation dhe Devolli Group thanë në deklarata të shkruara se nuk kanë asnjë lidhje me Infinite Solutions apo GV Consulting.

PTK më në fund me 3G dhe ndoshta edhe 4G

Transmetuesi publik dje ka raportuar se Posta dhe Telekomi i Kosovës(PTK) ka shpallur fituesin për avancimin e platformës së saj të operatorit mobil “Vala” në gjeneratën e tretë 3G pas tri ankesave. Fitues të tenderit “Avancimi dhe Implementimi i Teknologjive Mobile Brez-gjera-Faza 3G dhe LTE” janë: “Alcatel-Lucent Deutschland AG” & “Cacttus sh.a” – për pjesën e parë dhe “Nokia Solutions and Netëorks Oy”, Finland.

Veç 3G, PTK do ta ofrojë dhe shërbimin 4G, për klientët me kontrate ose post-paid. Shërbimet 3G do te ofrohen për klientët me parapagim, ose pre-paid.

“Pjesa e parë do ‘ti kushtojë PTK-së 27,989,999 euro, ndërsa pjesa e dytë 3,934,924 euro. Me afër 32 milionë euro,” Vala” ka në plan që konsumatorëve të saj t’u ofrojë internet me cilësi të lartë e shpejtësi të madhe në telefona të mençur mobilë që ofron edhe shërbimet si -telefonata me video dhe TV në celular.

PTK është përballur tri herë me ankesa të operatorëve të ndryshëm që nga dhjetori të cilët ankoheshin se PTK-ja nuk duhej të përfillte procedura të negociuara për avancimin e saj në 3G”, raportoi RTK’ja.

Më Shumë

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Lajmet e Fundit