“Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se ka bërë shkyqjen e furnizimit me ujë të pijes pjesërisht nga rrjeti në vendburime, ku furnizohet pjesa dërrmuese e qytetit për shkak të të reshurave atmosferike, raporton PrizrenPress.

Siç bëhet e ditur në njoftim, si pasojë e kësaj është rritur turbiditeti në ujë si dhe këshillohen qytetarët që para pijes të vlohet uji dhe pastaj të konsumohet.

“KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren ju njofton, se jemi detyruar të bëjmë shkyqjen e furnizimit me ujë të pijes pjesërisht nga rrjeti në vendburime, ku furnizohet pjesa dërrmuese e qytetit për shkak të të reshurave atmosferike dhe si pasojë e kësaj është rritur turbiditeti në ujë si dhe këshillohen Qytetarët që para pijes të vlohet uji dhe pastaj të konsumohet. Shpresojmë që furnizimi me ujë të pijes të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftim të kësaj kompanie./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit