22.8 C
Prizren
E premte, 25 Qershor, 2021

Hoti bën diagnozë nga distanca: Me gjasë kushdo që ka marrë pjesë në tubimet e mbrëmshme është prekur me COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kushdo që ka marrë pjesë nëpër qendrat në kundërshtim me vendimet e Qeverisë me gjasë është prekur nga COVID-19.

Nuk ka treguar nëse ka bërë ndonjë testim, matje shkencore, por ka folur me tahmin.

“Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në Fb.

Në Prizren nuk respektohen masat kundër Covid-19, restorantet e stërmbushura gjatë mbrëmjes

Ai ka paralajmëruar se kollapsimin e sistemit shëndetësor nëse vazhdon rritja e numrit të të prekurve me koronavirusin e ri.

“Përndryshe, sistemi shëndetësorë nuk mund të përballojë ngarkesën, duke mos qenë në gjendje të ofrojë kujdes për të prekurit me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim”, ka shkruar Hoti.

Mbrëmë, Express, ka raportuar se si në një qendër në Prizren, qindra njerëz ishin mbledhur për të pirë kafe.

Pamjet e tilla i ka komentuar edhe Shefi i Qeverisë, i cili ka marrë vendime se s’lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira të mbyllura dhe të hapura.

“Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ditë më parë, Hoti lëshoi akuza se Policia dhe Inspektoratet nuk po zbatojnë vendimet e Qeverisë.

Ndërsa, tash, Shefi i Ekzekutivit ka thënë se policia dhe inspektorët janë në terren por s’mund të bëjnë roje për secilin person.

“Policia dhe inspektorati janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave, por ata nuk mund të na ruajnë nga vetja jonë. Secili nga ne duhet të jetë polic dhe inspektor. Kur shkoni në dyqan, në furrë, në restorant, në komunë, e kudo tjetër, të siguroheni se janë plotësuar kushtet që ju vetë të mos infektoheni dhe të mbroni të tjerët”, ka shtuar ai.

Ai ka rekomanduare qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të mos përshëndeten me dorë, të ruajnë distancën.

“DUHET të qëndroni në shtëpitë e juaja, në mënyrë që të ruani familjen e juaj, miqtë dhe të tjerët. DUHET të qëndroni larg turmave, të mbani maskën jashtë shtëpisë, e në veçanti në ambiente ku ka qytetarë. DUHET të mbani gjithmonë distancën prej dy metrash. DUHET të mos përshëndeteni me dorë. DUHET të mbani higjienën dhe përdorni dezinfektues duarsh. Rrugë tjetër nuk ka, derisa nuk zbulohet vaksina”, ka shkruar kryeministri.

Më Shumë

Gjarpërinjtë në Prizren luftojnë kokë më kokë me njëri-tjetrin

Dy gjarpërinj janë hasur në rrugët e fshatit Billushë të komunës së Prizrenit. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihen gjapërinjtë që ishin të...

Mungon dëshmitari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Për shkak të mungesës së dëshmitarit Tyran Alibajro, është shtyrë seanca e paraparë për të martën, në rastin ku ish-inspektori i ndërtimit në Prizren,...

Horoskopi i të martës/ Shenjat që do të kenë frymëzim të shkëlqyer dhe intuita të denja për një detektiv!

Dashi Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin....

Xhavit Haliti për dialogun: Të ulemi me BE-në e SHBA-në, t’i hedhim të gjitha letrat në tavolinë

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, subjekt ky më i madhi opozitar në Kuvendin e Kosovës, thotë se qeveria aktuale e vendit...

Për çfarë kishte shërbyer gjatë luftës ky vend që tani e mori emrin Kodra e UÇK-së

Rreth 20 mijë refugjatë, lanë shtëpitë e tyre, e ia mësynë fshatit Ngucat gjatë luftës në Kosovë. Këta ndiheshin me të sigurt në këtë fshat...

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do ta paguajnë taksën prej 15 eurosh në Mal të Zi

Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do ta paguajnë sigurimin kufitar në vlerë prej 15 eurosh me Malin e Zi. Kështu ka bërë...

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të miratohen sot, vendoset për dasmat dhe mbrëmjet e maturës

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të radhës, raporton Gazeta Sinjali. Në mesin e 28 pikave që do të diskutohen në këtë...

Të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë vaksinim anti-Covid në Prizren, procesi vazhdon të hënën

Të shtunën dhe të dielën nuk do të realizohet procesi i vaksinimit anti-Covid në Prizren. Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar të...

Harry Kane pritet të transferohet në Manchester City

Harry Kane është synimi kryesor i Pep Guardiolas, përderisa kampionët e Premier Ligës kërkojnë një zëvendësim për golashënuesin Sergio Aguero, njofton Goal, përcjell Klankosova.tv. Ata...

Zyrtare: Milot Rashica transferohet në Premierligë

Milot Rashica do ta vazhdojë karrierën në Premierligë. Norwich City ka konfirmuar se ka transferuar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës nga Werder Bremen. Klubi anglez, që...

Prizren, 64-vjeçari që u gjet i vdekur në motel dyshohet se ka përdorur viagra, ishte shoqëruar nga një 68-vjeçare

64-vjeçari që u gjet i vdekur në motel dyshohet se ka përdorur viagra, ishte shoqëruar nga një 68-vjeçare Në momentin kur emergjenca ka arritur në...

E frikshme: Arinj e gjarpërinj po shfaqen në këtë fshat të Prizrenit

Banorët e fshatit Billushë të Prizrenit, janë ankuar se kanë probleme me një ari, që po shfaqet gati natë për natë në oborret e...

“Hiqni kufizimet” – kërkesa e vazhdueshme e operatorëve turistik

Përfaqësues së Unionit Turistik Shqiptar kanë kërkuar ndryshime të masave kufizuese që janë aktualisht në zbatim, pwrkatwsisth heqjen e orws policore dhe lejimin e...

LDK, PDK e AAK konfirmojnë shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave, LVV pa asnjë zyrtarizim

Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, subjektet politike po vazhdojnë konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. LDK,...

Proteston Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë, kërkojnë kthimin në vendin e punës

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës po protestojnë para Qeverisë. Ata po kërkojnë miratimin e ligjit, por jo vetëm kaq. “Kërkojmë miratimin e ligjit dhe...

BioNTech e dërgon në fazën e dytë, vaksinën e saj të parë kundër kancerit

Në 2019, BioNTech ishte e përqendruar në zbulimin e vaksinës kundër kancerit, para se të katapultohej në skenën botërore me vaksinën e saj kundër...

Lajmet e Fundit