Humb jetën 15- vjeçari gjatë stuhisë

Një 15- vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë së mbrëmshme në Durrës. Ai ra në kontakt me telat e korrentit të këputur për shkak të motit të keq.

Ngjarja, që ndodhi në lagjen nr. 16, shkaktoi alarm ne qytetin bregdetar.

Shumë forca policie dhe zjarrfikëse u angazhuan për të shpëtuar minorenin, pa pasur asnjë mundësi për të shpëtuar.

Reshjet e dendura në Durrës shkaktuan bllokimin e qarkullimit të automjeteve pranë “Stacionit të Trenit”, në hyrje të qytetit dhe në disa zona të tjera.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit