8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Hyn në fuqi ora policore

Ka hyrë sonte në fuqi ora policore, prej orës 22:00 deri 05:00, në pajtim me masat kundër COVID-19 në Kosovë, nga data 30 gusht deri më 13 shtator.

Në qendër të Prishtinës shihen ende automjete dhe qytetarë duke lëvizur edhe pas orës 22:00, por jo edhe prania e policisë.

Ajo që vërehet është se pjesa më e madhe e qytetarëve janë të pajisur me maska për mbrojtje kundër COVID-19, por ka edhe prej atyre që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Sipas masave qeveritare antiCOVID-19, nga masa e ndalim-qarkullimit përjashtohen rastet e natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi); qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike; personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës, personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme, për shkak të ngjarjes së rëndësisë së veçantë.

Gjatë periudhës 30 gusht-13 shtator, kur pritet vlerësimi i ri i situatës, qytetarët janë të obliguar të bartin maska gjithandej, përveç gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike dhe; gjatë ngrënies apo pijes.

Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo Komunave, pezullojnë aktivitetin deri më 13 shtator. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet.

Me masat e reja, ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve. Ndërsa në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.

Po ashtu, ndalohen shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kosova në 24 orët e fundit ka shënuar 20 viktima nga COVID-19, ndërsa dje 36, një rekord i zi që pas paraqitjes së rasteve të para në mars të vitit të kaluar.

Ndryshe, varianti delta i koronavirusit, i pranishëm edhe në Kosovë është shumë më i përhapur sesa variantet e kaluara. Përqendrimi i tij është gati 1000 herë më i lartë në zgavrat e hundës dhe të gojës ku bëhet edhe përhapja më e shpeshtë prej personit në person.

Masat antiCOVID-19 në Kosovë:

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Lajmet e Fundit