7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

I prishen planet ish-kryeministrit – detyrohet të ‘tërhiqet’ nga UP-ja

Një opinion ligjor i nxjerrë nga Ministria e Punëve të Brendshme ia ka prishur Avdullah Hotit planet për rikthim në pozitën e profesorit në Universitetin e Prishtinës.

Ish-kryeministri i Kosovës, i cili një ditë pas përfundimit të mandatit si shef qeverie kërkoi nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës që t’i kthehet punës si profesor, do të duhet të zgjedh ndërmjet mandatit të deputetit apo pozitës së profesorit.

Kështu parasheh një opionion i nxjerr nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili duke u mbështetur në Ligjin për Zyrtarët Publikë, ka konstatuar se “në rastin e zgjedhjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, zyrtari publik, i cili pranon mandatin, pezullon marrëdhënien e punës” në universitete.

Bazuar në këtë opinion, rektori i UP-së, Naser Sahiti i ka nisur sot Avdullah Hotit dhe dhjetë deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës kërkesë për pezullimin e pozitës si profesor në universitet. Hoti dhe të tjerët, mund të mbajnë funksionin si profesor vetëm në qoftë se zgjedhin të tërhiqen nga mandati i deputetit.

Gazeta Insajderi raportoi një muaj më parë për kërkesën që ish-kryeministri Hoti i kishte bërë Universitetit të Prishtinës që të kthehej në pozitën e profesorit në Fakultetin Ekonomik, të cilën e ushtronte para se të emërohej shef i ekzekutivit vitin e kaluar.

Kërkesën zyrtare të Hotit, të cilën e ka publikuar Gazeta Insajderi më 30 mars, Hoti e kishte drejtuar tek Rektori i Universitetit të Prishtinës, dhe tek Dekani i Fakultetit Ekonomik.

“Pres me padurim t`i kthehem mësimdhënies dhe angazhimeve të tjera akademike. Pasi tani jemi në mes të semestrit veror, unë jam i gatshëm të bisedoj me dekanin tonë, prof. Fatos Ukaj, që të gjejmë mundësitë për akomodimin tim brenda orarit mësimor dhe orëve mësimore pa shkaktuar asnjë çrregullim në mbarëvajtjen e mësimit”, thuhej në korrespodencën e Hotit me zyrtarët e UP-së.

“Po e them këtë pasi që kolegët tjerë, që mbajnë lëndë mësimore ku unë kam qenë i zgjedhur, janë në mes të realizimit të syllabuseve mësimore dhe nuk dëshiroj të shkaktoj ndërhyrje që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e mësimit në ato lëndë. Mandej, për vitin e ardhshëm akademik besoj se arrijmë të bëjmë të gjitha planifikimet e duhura me kohë”, shkruan Hoti në kërkesën e tij.

I pyetur muajin e kaluar nga Gazeta Insajderi lidhur me zgjedhjen që do ta bëjë në rast se nuk i lejohet të mbajë funksionet e deputetit dhe të profesorit në të njëjtën kohë, Hoti nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Sot, ndërkaq, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ka pezulluar pozitën e profesoreshës në Universitetin e Prishtinës. /Insajderi.org

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit