Iniciativa për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti pritet të diskutohet nesër në Kuvend

Nesër (e mërkurë) në Kuvendin e Kosovës pritet të debatohet dhe më pas të merret një vendim nëse do të kalojë në Komisionin për Buxhet, iniciativa qytetare për lejimin e tërheqjes së 30 për qind mjeteve nga Trusti.

Ky komision pritet të mblidhet nesër në orën 10:00.

Gjatë kohës kur anëtarët e komisionit do të diskutojnë e më pas të votojnë që iniciativa të shkojë në seancë plenare, i pranishëm do të jetë edhe iniciuesi i kësaj nisme, Adnan Jashari.

Jashari ka thënë se shpreson se anëtarët e komisionit do të votojnë pro kësaj iniciative.

“Nuk kam informacione se si mund të votojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të minoriteteve, por shpresoj që të votojnë ‘për’”, ka thënë Jashari për “Blicin”.

Aktualisht Trusti ka mbi 170 milionë humbje.

Më Shumë

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Lajmet e Fundit