4.7 C
Prizren
E diel, 16 Shkurt, 2025

Inspektorati mbylli edhe një bastore sportive në Malishevë

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, mbrëmë ka mbyllur edhe një lokal afarist, përkatësisht një bastore sportive, e cila nuk e ka respektuar ligjin duke zhvilluar aktivitetin në largësi më pak se 500 metra nga institucionet publike. Kjo bastore, po ashtu kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve, të bërë ditë më parë, që ta mbyll lokalin apo aktivitetin.

“Gjatë aksionit të mbrëmshëm të inspektorëve të Komunës së Malishevës, është mbyllur një bastore sportive, së cilës, më datë 4 qershor të këtij viti, i është dhënë urdhër për mbylljen e lokalit, pasi nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e aktivitetit, por i njëjti kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve komunal”, tha drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati.

Sipas Kastratit, kjo bastore nuk i plotëson kushtet në bazë të ligjit, pasi gjendet më afër se 500 metra nga institucionet publike, prandaj edhe kemi marrë aksionin për mbylljen e lokalit “Ne si drejtori, në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të shkelen ligjet”, deklaroi Kastrati.

Më Shumë

Kryeziu tregon procedurat kushtetuese për formimin e qeverisë së re

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin CONTEXT në ATV, sqaroi hapat kushtetues që duhet të ndiqen për formimin e qeverisë së re...

Një person nga pakujdesia godet me veturë dyert e një shtëpie në Dragash

Një person në Dragash nga pakujdesia ka goditur me veturë dyert e një shtëpie në Dragash. Sipas raportit të policisë, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet...

Lajmet e Fundit