16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Irfan Fusha dënohet me 500 euro gjobë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur aktgjykim dënues ndaj Irfan Fushës, person përgjegjës i kompanisë “Abi Elif”, i akuzuar për veprën penale “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Në seancën e kaluar prokurori Shpend Binaj, u tërheq nga pika 1 dhe 2 e aktakuzës, të cilat Irfan Fushën dhe kompanin “Abi Elif” e ngarkonin me veprën penale “punimet ndërtimore të kundërligjshme”, andaj për këto pika edhe u dha aktgjykim refuzues, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa për pikën e tretë të aktakuzës, gjyqtarja Vjollca Buzhala,  Irfan Fushën, e dënoi me 500 euro gjobë.

Po ashtu, i akuzuari obligohet që të paguajë 20 euro në emër të paushallit gjyqësorë dhe 30 euro në emër të programit për komepnsimin e viktimave të krimit.

I akuzuari, gjobën obligohet që ta paguajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në rast të kundërt, dënimi me gjobë do të zëvendësohet në dënim me burgim, ku për çdo ditë të kaluar në burg do të llogaritet shume prej 20 euro.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Irfan Fusha akuzohej se si person përgjegjës i personit juridik SH.P.K “Abi Elif”, vepron në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe me kushtet e lejes së ndërtimit.

Sipas aktakuzës  me këtë rrezikon jetën, trupin dhe pasurin, duke mos respektuar Aktvendimin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren me nr. 17-354-56 të datës 08.05.2018 për ndërprerjen e punimeve në lokacionet të cilët janë jashtë lejes ndërtimore dhe dokumentacioni teknik-kopjes së planit, ashtu që vazhdon punimet duke bërë murimin e disa mureve, vendosjen e kabllove të elektrikes, rrafshimin e pllakave, të gjitha këto punime në objekt në kundërshtim me lejen e ndërtimit me nr. 04-351/02-35032 të datës 11.04.2017.

Me këtë, akuzohej se ka  kryer veprën penale, punimet ndërtimore të kundërligjshme

Në pikën e dytë të aktakuzës akuzohej se i pandehuri personi juridik: Ndërmarrja e Re-Industria Ushqimore SH.P.K “Abi Elif” në Prizren, II. Prej datës 11.04.2017 deri me 04.07.2018, në Prizren, në rrugën “Tirana”, saktësisht në parcelën kadastrale 6939-0 ZK Prizren, i pandehuri personit juridik, vepron në kundërshtim me ligjin për ndërtim nr.04/L-110 dhe me kushtet e lejes së ndërtimit.

Sipas aktakuzës me këtë rrezikon jetën, trupin dhe pasurin, duke mos respektuar Aktvendimin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren me nr. 17-354-56 të datës 08.05.2018 për ndërprerjen e punimeve në lokacionet të cilët janë jashtë lejes ndërtimore dhe dokumentacioni teknik-kopjes së planit, ashtu që vazhdon punimet duke bërë murimin e disa mureve, vendosjen e kabllove të elektrikes, rrafshimin e pllakave, të gjitha këto punime në objekt në kundërshtim me lejen e ndërtimit 351/02-35032, të datës 11.04.2017.

Me këtë, kanë kryer veprën penale, punimet ndërtimore të kundërligjshme

Sipas pikës së tretë të aktakuzës Irfan Fusha, akuzohet se prej datës 11.06.2018 deri me 04.07.2018, në Prizren, në rrugën “Tirana”, saktësisht në parcelën kadastrale 6939-0 ZK Prizren, ku është duke u ndërtuar objekti ndërtimor afarist “Abi Çarshia”, në bazë të lejes ndërtimore të lëshuar nga drejtoria e Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor me nr.04-351/02-35032 të datës 11.04.2017, i pandehuri vepron në kundërshtim me Aktvendimin e Inspektoratit Komunal Ndërtimtarisë në Prizren me nr. 17-354-56, të datës 08.05.2018 për ndërprerjen e punimeve, në mënyrë vullnetare i heq shiritat e vendosur nga Inspektorati Komunal për ndërprerjen e punimeve sipas procesverbalit me nr. 0003580, të datës 11.06.2018.

Me këtë Irfan Fusha akuzohet se ka kryer veprën penale, heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kreu i PDK-së ka...

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Lajmet e Fundit