19.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Ish-veterani i UÇK’së rrëfen për arrestimin nga policia në Prizren

Anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren, raporton Gazeta Express.

Fazliu tregon se ai është ndjerë shumë keq që si veteran i luftës është nëpërkëmbur nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë arrestimit nga policia, ai ka pësuar probleme shëndetësore.

Ai ka deklaruar se pas rrëzimit nga ana e policisë, ai ka pasur probleme me boshtin kurrizor, ndërsa pasi i janë vënë prangat, thotë se një nga policët i ka vënë gjurin në protezën që ka në këmbë.

 

 

“Ju kam thënë 3-4 herë mi qitët prangat kujdes tani, po nuk kanë pas kujdes. I kam pyet se çfarë ju bëra, më ka thënë mbylle gojën se ja u hoqa krytë dhe nuk kam thënë asnjë fjalë. Kur jam rrëzuar unë kam pasur probleme me boshtin kurrizor. Ndërsa, i lidhur me pranga policia ma ka shkel protezën me gju”, ka deklaruar ai.

Fazliu ka treguar se proteza që ka në këmbë i është krisur, andaj edhe nuk mund ta përdorë më shumë se një javë.

“Unë kur jam kthyer te shtëpia e kam parë se proteza është e krisur, kjo nuk është më funksionale. Ndoshta edhe 1 javë mund ta përdor”, ka thënë ai.

Ndërsa, maltretimi i tij thotë se nuk ka përfunduar me kaq.

Me të mbërritur në stacionin policor në Prizren, ai thotë se është kërcënuar nga eprori.

“Bujar Sahitaj më ka kërcënu. Kam dëshmitarë edhe policë. Unë e kam kuptuar se ata po më njohin dhe e kanë ditur se kush jam. Eprori më ka thënë se çfarë hamamin po lyp në Prizren. Mendova që po më njeh. I thash se nuk po të kuptoj. I thash më fal se paskam dit që nuk kam marrë leje. Kjo ke diçka e pakonceptueshme për mua”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, Fazliu ka kritikuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën.

Ai ka thënë se Sveçla e ka paragjykuar atë dhe se ka treguar se ai ka tendencë për t’i frikësuar ata që nuk e mbështesin./Express/

Më Shumë

Situata me COVID-19 në Spitalin e Prizrenit: 5 pacientë në trajtim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë. Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq...

Mbi 30 gra padisin uebfaqen pornografike: Ka publikuar video pa pëlqimin tonë

Më shumë se 30 gra e kanë paditur kompaninë që e ka në pronësi faqen pornografike, Pornhub, me akuzën se ka përdorur video eksplicite...

UEFA, cili e meriton çmimin e golit më të mirë?

UEFA ka publikuar katër gola prej të cilëve do të zgjedh më të mirin për këtë rund në Kampionatin Evropian. Patrick Shick është favorit pas...

Manipulimi i madh i shoqërive të fshehta që kontrollojnë e sundojnë botën!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Që në moshë rinore më ka interesuar dhe kam lexuar shkrime e libra nga autor të ndryshëm kush sundon botën? Më është...

Sërish shpallet i pafajshëm ish-inspektori i Komunës së Prizrenit i akuzuar për keqpërdorim të detyrës

 Ish-inspektori i tregut në Komunën e Prizrenit, Fatmir Gashi është shpallur sërish i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai akuzohej se kishte keqpërdorur pozitën...

“A je për me ba dashni?” Enca i përgjigjet fanses: Çdo ditë

Enca Haxhia ditën e djeshme bëri një status në ‘Instastory’ ku të gjithë fansat mund ta pyesnin dhe të shuanin kuriozitetin rreth jetës private...

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit, raporton Gazeta Express. Sipas videos së dërguar nga një qytetar, shihet se në këtë...

Veteranët vendosin shkronjat UÇK në një fshat të Malishevës

Veteranët e UÇK-së në shenjë nderimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, kana vendosur shkronjat UÇK në fshatin Ngucat të Malishevës. Kryetari i komunës...

Gjarpërinjtë në Prizren luftojnë kokë më kokë me njëri-tjetrin

Dy gjarpërinj janë hasur në rrugët e fshatit Billushë të komunës së Prizrenit. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihen gjapërinjtë që ishin të...

‘Eriksen ka mbërritur në shtëpi’, flet bashkëshortja e futbollistit: Kemi nevojë për qetësi!

Pas një operacioni, për vendosjen e një defibrilatori automatik, Christian Eriksen la spitalin ditën e djeshme, për të nisur rikuperimin në shtëpi, në pritje...

4 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

63 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të klinikave dhe spitaleve në Kosovë. Nga këta 63 pacientë prej tyre 22 janë konfirmuar...

Mot me diell, temperatura deri në 28 gradë

Gjatë këtyre dy ditëve vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. IHK njofton se kjo...

Tottenham heq dorë nga Gennaro Gattuso

Tottenham Hotspur raportohet se ka hequr dorë nga Gennaro Gattuso. “The Athletic” raporton se kjo lëvizje ka dështuar dhe Gattuso nuk do e marrë drejtimin...

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në këtë orë

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me manualin e organizimit të...

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K dhe SH.K të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo...

Prizren/ Asfalti i derdhej nga kamioni, shoferi e kupton pas 300 metrave

Sot në rrugën e Krushës në Prizren, një kamion kishte rrezikuar trafikun dhe për pak sa nuk kishte shkaktuar aksident me disa vetura. Sinjalizuesit e...

Lajmet e Fundit