11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

A ishte i planifikuar shkarkimi i shefit të Inteligjencës?

Bashkim SmakajDorëheqja e shefit të Agjencisë Kosovarë për Inteligjencë, Bashkim Smaka ka ngjallur reagime të shumta në vend. Analistët vlerësojnë se ky hap i Smakajt mendohet të ketë qenë jo i rastësishëm.

Artan Muhaxhiri, analist për çështje politike, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se, spektri politikë kosovarë si dhe bashkësia ndërkombëtare bëjnë planifikime afatgjate për të marrë vendime, duke përmendur këtu edhe Inteligjencën e Republikës.

“Supozohet se shkarkimi i tij ka qenë i planifikuar qe një kohë dhe po ashtu që është zgjedh zëvendës i tij të cilin do ta qojnë së shpejti. Por këtu janë projekte të mëdha dhe projekte ku edhe spektri politikë kosovarë si dhe bashkësia ndërkombëtare planifikojnë shumë gjatë dhe në fund marrin një vendim. Emri i tij (Bashkim Smakajt) para gjashtë viteve ka qenë i papritur pasi që janë përmend emra të tjerë”, ka thënë ai.

Më tej, Muhaxheri thotë se drejtuesi i ardhshëm i AKI-së, duhet të jetë një ekspert dhe guximtar për të bërë reforma në këtë institucion.

“Gjithsesi duhet të jetë një ekspert i kësaj fushe sepse është një pozitë e rëndësishme. AKI-ja e ka krijuar një imazh jo shumë pozitivë për shkak të skandaleve që kanë ndodhur aty. Prandaj, do të duhet një ekspert i cili përveç dijës së madhe, po ashtu të ketë guximin që ta bëjë një reformë brenda AKI-së dhe ta kthej besueshmërinë e qytetarëve dhe partnerëve tonë ndërkombëtar”, ka thënë në fund ai.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa, dje kanë pranuar dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt.

“Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa vlerësuan punën gjashtëvjeçare të zotëri Smakajt në themelimin dhe ndërtimin e AKI-së dhe falënderuan drejtorin e deritashëm për përkushtimin e tij në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencës ./Zëri/

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit