Jahjaga ngushëllon familjen Merxha

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ngushlloi familjen Merxha, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Haxhi Hafiz Zylfi Merxha.

“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Hafiz Zylfi Merxha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. E ndaj me ju, dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të dashur, duke e kujtuar punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm për ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, për zhvillimin e demokracisë, përfaqësimin politik të komunitetit rom dhe për përfaqësimin e këtij komuniteti së bashku me komunitetin egjiptas dhe ashkali në Kuvendin e Kosovës”, shkruan zyra e presidentës në telegram.

Më Shumë

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Lajmet e Fundit