11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Jasharaj i SBAShK-ut i vendosur: Të hënën duhet të nis procesi mësimor

Sindikata e Bashkuar e Asimit dhe Shkencë së Kosovës është kundër çdo shtyrje të mëtejme të procesit mësimor.

Kështu tha për “Gazeta Blic” kryetari i SBSHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj theksoi se nëse Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja shohin rrezik në fillimin e vitit shkollor atëherë duhet të fillojnë përgatitjet për versione të tjera të mësimit.

“Ne jemi deklaruar se çdo shtyrje e radhës e vitit shkollor do të paraqes probleme shtesë dhe do të krijojë pikpyetje se si do të mund të arrijmë t’i zëvendësojmë ditët dhe orët e humbura ngaqë se edhe deri me 27 shtator i kemi 18 ditë mësimi të humbura dhe do të kemi shumë telashe për t’i zëvendësuar ato. SBASHK është shprehur publikisht kundër çdo shtyrjeje të radhës, mendojmë se nëse vërtet institucionet e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja e shohin ende me rrezik fillimin fizik të vitit shkollor, atëherë MASHTI, DKA bashkë me ne dhe gjithë të tjerët duhet këto ditë të angazhohemi dhe të përgatitemi që të fillojmë me një version tjetër të mësimit, siç është mësimi online të cilin askush nuk e dëshiron sepse është tepër i vështirë për tu realizuar por ne duhet të bëjmë diçka sepse çdo shtyrje tjetër do të sjellë probleme dhe përplasje se kur dhe si do t’i zëvendësojmë orët e humbura.Edhe me këto 18 ditë ditë do të kemi telashe dhe lërë pastaj nëse viti shkollor shtyhet edhe më tutje”.

Tutje Jasharaj u shpreh se SBASHK që tani  është kundër zgjatjes së vitit shkollor në qershor dhe korrik për shkak të kushteve atmosferike.

“Do të kemi reagime të arsyeshme të SBASHK dhe reagimi i parë do të jetë se sido që të jetë puna, viti shkollor nuk bën të zgjatet sepse qershori dhe korriku janë muaj të nxehtë dhe shkollat tona nuk janë të pajisura me elementë që e krijojnë një temperaturë të duhur. Që tani jemi  kundër zgjatjes së viti shkollor, nëse shtyhet edhe më tutje do të jemi në hall se çfarë të bëjmë. SBASHK apelon se nëse vërtetë nuk janë kushtet për të vazhduar me 27 shtator me mësimin në shkolla, atëherë MASH, DKA dhe të tjerët duhet të mendojnë se duhet të fillohte me mësimin online ose me forma të tjera të mundshme ” tha Jasharaj për “Gazeta Blic”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi sot se rekomandimi i IKSHPK-së është që shkollat të vazhdojnë të mbyllura edhe pas 27 shtatorit.

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit