Edhe një lojtar amerikan është zyrtariuar te KB Prizreni sot, ndërsa ekipi bardhezi nga qyteti i vjetër ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollistin 25 vjeçar nga SHBA-të, John Walker III.
Walker III ka luajtur në NCAA në stinorët e fundit, ku ka qenë pjesë e ekipit Texas Southern Tigers. Ai aty ka pasur mesatare prej 30.3 minutave në ndeshje.
Në atë mesatare minutash në stinorin 2022/23 ka performuar me 12.9 pikë për ndeshe, me 1.4 asistime e 4.4 kërcime për lojë. Gjatësia prej 205 centimetrave e tij, bashkë me Urim Zenelajn kapiten të ekipit, pritet të bëjnë nënkoshin e Prizrenit vështirë të kalueshëm, ku mbetet të shihet komponimi gjatë stinorit.
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune