13.8 C
Prizren
E premte, 9 Qershor, 2023

Kaka: Termin madhështi e kuptova kur luajta për Milanin

Ricardo Kaka, është një prej futbollistëve që ka lënë gjurmë te skuadra italiane e Milanit. Ai kujtohet me shumë nostalgji nga tifozët e ekipit kuqezi, për atë çfarë ai dha me fanellën e Milanit.

Së fundmi, Kaka, në njoftimin e partneritetit midis Milan dhe EA Sports, ka mbajtur një fjalim motivues për atë që përfaqëson klubi kuqezi, ku është shprehur: “Nëse vesh ngjyrat e Milan, po pranon një udhëtim që shkon përtej futbollit. Në një qytet plot histori, e jona është ajo që ke dashur të dëgjosh. Ne i përkisnim diçkaje më të madhe, kampionët dinë çfarë të përgjigjen: gjithmonë Milan.

Nuk e kuptova se çfarë do të thoshte me të vërtetë termi madhështi deri sa luajta në atë ekip, por gjëja më e mirë nga të gjitha ishte mbështetja e tifozëve, bazat që na dhanë guximin dhe forcën që na duhej për të fituar, të njëjtën forcë që brohoritja vazhdon t’i japë klubit edhe sot. Së bashku jemi më të fortë dhe së bashku jemi të bashkuar në fitore ”.

Më Shumë

Vdes shkrimtari dhe gazetari Idriz Ulaj

Ka vdekur në moshën 81-vjeçare profesori Idriz Ulaj. Ai ishte shkrimtar. pedagog dhe studiues i folklorit. Ulaj ishte edhe lektor dhe gazetar i revistës “Zëri i...

Ndërron jetë sprinteri legjendar Jim Hines

Njeriu i parë që përfundoi një garë vrapimi prej 100 metrash në më pak se 10 sekonda, Jim Hines, është ndarë nga jeta në...

Lajmet e Fundit