Kanye West lutet që të ribashkohet me Kim Kardashian dhe fëmijët e tyre

Rep artisti, Kanye West ka një kërkesë publike – ai lutet që familja e tij të kthehet së bashku vetëm, duke iu referuar, Kim Kardashian dhe fëmijëve të tyre.

Artiti 44-vjeçar u fut në Instagram për të ndarë një galeri fotografish nga revista Vogue të gruas së tij 41-vjeçare me fëmijët e tyre duke mbishkruar – “Zot të lutem bëje bashkë familjen tonë”.

Fotografi e publikuar nga Kanye West në Instagram.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ish-çifti i fuqisë u grindën në Instagram për një TikTok video të vajzës së tyre North dhe pasi u zbulua arsyeja e ndalimit në divorcin e tyre.

Ndërsa ylli i realitetit është përpjekur që prej muajsh të shpërbëjë statusin e saj, nga e martuar në beqare, por refuzimi i artistit për të nënshkruar atë, është arsyeja që procesi nuk është realizuar akoma.

“Kim është ende duke u përpjekur që statusi ‘e martuar’ të shpërbëhet në ‘beqare’ përpara se të finalizojnë divorcin, por Ye ende nuk ka nënshkruar”, ka thënë një burim pranë ish-çiftit.

“Të lëvizësh këtë divorc nuk është diçka që ai po vepron shpejt, pavarësisht përpjekjeve të Kim-it”, kishte shtuar ai.

Në dhjetor, TMZ raportoi se Kim dorëzoi dokumentet ligjore, të cilat do ta bëjnë atë ligjërisht një grua beqare nëse nënshkruhet nga një gjykatës.

Ndoshta gjëja më interesante është se Kim dëshiron që emri i saj i vajzërisë të rikthehet, që do të thotë të heqësh dorë nga West, pavarësisht nga bizneset e saj si “KKW Beauty” dhe “KKW” duke përdorur inicialet e saj të kohës kur ishte e martuar.

Lëvizja ligjore në thelb kërkon që gjyqtari të ndajë çështjet e kujdestarisë së fëmijëve, pronës dhe implikimeve financiare nga statusi aktual martesor.

 

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Lajmet e Fundit