Kapet me 20 kg kanabis, ja ku i kishte fshehur

Zbulohen dhe sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa, gjatë natës së sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Lënda narkotike u gjet në makinën tip ‘Citroen’ me targa IEM1162, e drejtuar nga shtetasi Vangjel Kananaj, nga Fieri.

Droga u zbulua e fshehur në dyshemenë e karrocës së lidhur pas automjetit, gjatë një kontrollit të kryer në vijën e dytë nga Policia Kufitare e Kakavijës. Lidhur me ngjarjen u arrestua 55-vjeçari, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Lënda narkotike, automjeti dhe karroca u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”./Shekulli/

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Lajmet e Fundit