16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kastrati: Ushtria dhe Gjykata Speciale të votohen në pako

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka thënë se amendamentet kushtetuese për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe amendamenti për themelimin e Gjykatës Speciale të votohen në Kuvend të njëjtën ditë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se nëse ndryshohet Kushtetuta për Gjykatën Speciale, pse sipas tij, mos të ndryshohet edhe për krijimin e FAK-ut.
“Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i njëjtë; Ushtria dhe Gjykata Speciale të shkojnë bashkë në Kuvendin e Kosovës. Nëse duhet të shkojë Gjykata Speciale, pse mos të shkon në Kuvend edhe Ushtria e Kosovës. Kushtetuta nuk ndryshohet çdo ditë. Nëse ndryshohet njëherë, le të ndryshohet edhe për gjykatën edhe për ushtrinë. Dhe, nëse Kosova ‘humb’ me themelimin e Gjykatës Speciale, atëherë pse mos të fitojë diçka, siç është ushtria”, është shprehur Kastrati, duke i sugjeruar edhe Listës Serbe që votojë në favor të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Lista Serbe me sa e shoh unë, është kthyer në Kuvend për të votuar Gjykatën Speciale. Dhe nëse e voton këtë gjykatë, pse atëherë mos t’i votojë Forcat e Armatosura. Siç e dini brenda FSK-së në kemi pjesëtarë serbë, të cilët janë të barabartë sikurse të gjithë pjesëtarët e FSK-së. Absolutisht prej se është formuar FSK-ja e deri më sot, asnjë pjesëtarë serb nuk e ka braktisur FSK-në”, ka deklaruar ai.

Kastrati ka thënë se Qeveria e Kosovës me asnjë çmim nuk duhet të pranojë që brenda Forcave të Armatosura të formohet një njësit i veçantë i serbëve në veri.

“Një ditë ai njësit në veri mund të thotë se nuk i përfillë urdhrat e Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë. Dhe faktikisht me ketë çdo gjë del jashtë kontrollit, sikurse ka ndodhur më herët me Policinë e Kosovës. Ushtria ka një detyrë parësore, mbrojtjen e integritetit territorial dhe të sovranitetit të shtetit. Dhe nëse pjesa tjetër e ushtrisë nuk mund të dal në veri, atëherë kush do të mund t’i mbronte kufijtë e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Kastrati./Epoka e re/

Më Shumë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Rexhaj: Jam i sigurt që opozita nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kjo opozitë nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje. “Jam shumë i sigurt që kjo...

Lajmet e Fundit