Kënga e fundit e Dr. Florit publikohet së shpejti

Ishte njëri ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar, Dr. Flori i cili ndërroi jetë me 11 nëntor të vitit të kaluar, do të rikthehet në skenë me një këngë të re.

Njëra nga projektet e shumta që kishte lënë përgjysmë reperi do të publikohet së shpejti.

Këtë e ka bërë të ditur Aurela Gaçe e cila ishte ndër bashkëpunëtoret më të ngushta të reperit.

Aurela ka shkruar se kënga e lënë përgjysmë po finalizohet aty ku e filloi Dr. Flori dhe se kanë mbetur edhe xhirimet e videoklipit për tu publikuar.

Kujtojmë se artisti ndërroi jetë në moshën 35 vjeçare dhe tre muaj pas vdekjes mjekët ligjorë kanë konfirmuar zyrtarisht se mbidoza e kokainës ishte shkaku i vdekjes së tij. /lajmi.net/

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit