7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Këto janë masat preventive që Komuna e Prizrenit mori kundër pandemisë COVID-19

Komuna e Prizrenit në përputhje të plotë me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe me të gjitha kapacitetet e saja, po angazhohet maksimalisht për marrjen e masave preventive për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të pandemisë COVID-19.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpitë e tyre, t’i lajnë duart dhe të respektojnë distancën me personat e tjerë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta luftuar këtë pandemi”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prizrenit.

Aktivitetet e kryera nga drejtoritë komunale gjatë kësaj jave:


– Janë dezinfektuar të gjitha hapësirat e objekteve administrative të Komunës se Prizrenit.
– Janë vendosur dezinfektantë në të gjitha hapësirat ku ofrohen shërbimet si për zyrtarë, po ashtu edhe për palët që kërkojnë shërbime. (Gjithsej 100 dezinfektantë 500 ml)
– Janë furnizuar me mjete mbrojtëse (maska dhe dorëza) të gjithë drejtoritë komunale, zyrat administrative dhe institucionet e tjera (Ekoregjioni, Brigada e Zjarrfikësve etj.)
– Është reduktuar personeli i administratës komunale vetëm me shërbime bazike të domosdoshme dhe emergjente
– Është porositur dhe pritet të vijnë edhe furnizime shtesë për pajisje mbrojtëse të nevojshme për stafin (maska, dorëza, dezifektantë).
– Është ngritur niveli i higjienës në të gjitha objektet komunale.


– Është reduktuar personeli dhe njëkohësisht po ofrohet shërbimi 24 orësh me kujdestari telefonike nga Qendra për Punë Sociale.
– Janë shtyer afatet që ishin të hapura për aplikim në thirrjen për subvencione të OJQ-ve në fushën e mirëqenies sociale
– Është pranuar një donacion nga organizata ASB me 34 pako higjenike dhe 10 pako me produkte për pastrim, të cilat janë shpërdnarë familjeve në nevojë dhe shoqatave që veprojnë në fushën e mirëqenies sociale.


– Është ndërprerë aktiviteti i transportit ndërurban dhe transportit urban, kurse shërbimi me taxi është reduktuar ndjeshëm.
– Është bërë dezinfektimi i autobusëve të transportit urban
– Është bërë larja e rrugëve të qytetit me shampon dezinfektues nëpërmjet kompanive të kontraktuara


– Në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Punës, është krijuar një trup i përbashkët inspektues për mbikqyrjen e zbatueshmërisë së vendimeve të Qeverisë tek afaristët.
– Bizneset hoteliere, restorantet, kafiteritë janë urdhëruar që të mbyllen sipas vendimit të Qeverisë
– Bizneset që kanë të drejtë të kryejnë veprimtarinë e tyre janë urdhëruar që t’i marrin masat mbrojtëse dhe të respektojnë vendimet e Qeverisë


– Është njoftuar personeli mjekësor që në laboratore të udhëzohen vetëm rastet urgjente
– Është mundësuar vizita mjekësore në shtëpi të pacientëve të cilët dyshojnë se kanë sëmundjen e Coronavirusit, me qëllim që pacientët mos të dalin nga shtëpia dhe me këtë edhe të mos përhapet virusi
– Në QKMF dhe në të gjitha QMF-të e qytetit janë ndarë nga një dhomë për izolim të pacientit që dyshohet se është me Coronavirus.
– Është ndarë hapësirë në QKMF për karantinë ditore që mund të shfrytëzohet në rast të nevojës për hapësirë më të madhe
– Janë marrë masa për prandalimin e grumbullimit të pacientëve duke i ndërprerë disa shërbime si: ndërprerja e dhënies së terapisë infuzive në Shërbimin Urgjent, pezullimi i vizitave sistematike etj.
– Janë furnizuar me dezinfektantë të gjitha hollet e objekteve shëndetësore
– Është bërë dezinfektimi i objekteve shëndetësore
– Po bëhet sensibilizimi i qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit nëpërmjet broshurave në secilën njësi shëndetësore, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë
– Angazhimi i ekipeve mjekësore nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në pikën kufitare në Vërmicë për identifikim të udhëtarëve nëse janë me Coronavirus
– Caktimi i një autoambulance enkas për bartjen e pacientëve të dyshuar, e cila dezinfektohet çdo ditë dhe në rast të transportit të ndonjë pacienti eventual dezinfektohet menjëherë pas transportit
– Mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me rastet e vetëizoluara (11 raste) të cilët nuk kanë simptoma por janë të vetëizoluar për shkak se kanë udhëtuar nga shtetet pandemike
– Ofrimi i pakove ushqimore dhe higjienike në rast nevoje për rastet e vetëizoluara


– Nëpërmjet kompanisë së kontraktuar nga kjo drejtori është bërë dezinfektimi i të gjitha objekteve komunale, shtëpisë së kulturës, stadiumit të qytetit, qendrës sportive, stacionit të policisë, objektit të Ekoregjionit etj.
– Dezinfektimi i hapësirave publike dhe jopublike po vazhdon edhe më tej sipas urdhërave të drejtorisë


– Po angazhohet në krijimin e kushteve elementare në pushimoren në Nashec si vendkarantinë që mund të përdoret në rast nevoje.
– Është funksionalizuar rryma, uji, dhe janë ndërruar bravat e dyerve. Këto ditë po bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i tërësishëm i kësaj hapësire.

Më Shumë

Dr. Edlira Gashi- Batiu anëtarësohet në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj kanë mirëpritur anëtarësimin e Dr. Edlira Gashi- Batiu. “Ajo ka përfunduar Fakultetin e...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit