21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

KMDLNJ: Mos të varrosen të vrarët në Kumanovë, pa ekspertizë mjekoligjore

Pas shumë kërkesave dhe përpjekjeve të familjarëve dhe autoriteteve kosovare, sot janë kthyer në Kosovë trupat e nëntë të vrarëve në Kumanovë, shqiptarë të Kosovës.

Autoritetet maqedonase, pasi kishin bërë identifikimin e të vrarëve dhe obduksionin që u zvarritë më shumë se që është e nevojshme, ua dorëzuan familjarëve trupat e të vrarëve.

Këshilli për Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut (KMDLNj) e vlerëson angazhimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup sikur edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në me krye prof. Arsim Gërxhaliu që kontribuuan në përshpejtimin e këtij procesi.

Në këtë kontekst KMDLNj kërkon nga institucionet e Kosovës t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e mundshme në mënyrë që të bëhet një ekspertizë e re që do ta përcaktonte mënyrën dhe kohën e vrasjes së nëntë qytetarëve të Kosovës (të gjithë shqiptarë) nga policia dhe ushtria maqedonase në Kumanovë, aq më pare që për shkak të mos transparencës së autoriteteve maqedonase ka dyshime të bazuara se disa prej të vrarëve mund të jenë ekzekutuar pasi janë arrestuar nga forcat maqedonase.

KMDLNj mendon se Instituti për Mjekësi Ligjore i udhëhequr nga prof. Arsim Gërxhaliu ka kapacitet profesional dhe besueshmëri që së bashku me laboratorët e Forenzikës të përcaktojnë saktësisht mënyrën dhe kohën e vdekjes të nëntë (9) qytetarëve të Kosovës të vrarë në Kumanovë.

“Institucionet e Kosovës duhet ta marrin përgjegjësinë që nëse ka nevojë duhet të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë sikur që duhet të sigurojnë praninë e organizatave për të drejtat e njeriut me renome dhe besueshmëri ndërkombëtare si Amnesty International, Human Rights Watch, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), Komiteti Ndërkombëtarë i Helsinkut etj. që do të përcillnin ekspertizën mjeko-ligjore të të vrarëve në Kumanovë si edhe do të kërkonin nga këto organizata të bëjnë monitorimin e gjendjes shëndetësore dhe trajtimin e nëntëmbëdhjetë qytetarëve të Kosovës që mbahen në paraburgim në burgun e Shutkës në Shkup dhe të cilët nuk mund të vizitohen nga organizatat për të drejtat e njeriut për shkak të pengesave që u bëjnë autoritetet maqedonase”, thekson KMDLNJ.

Maqedonia sipas KMDLNJ-së është e detyruar t’i respektojë të drejtat e njeriut sipas standardeve ndërkombëtare e në këtë kontekst të drejtat e personave të privuar nga liria ,në përputhje me këto standarde.

Moslejimi i misionit monitorues për Institucionin e Avokatit të Popullit të Maqedonisë dhe organizatave për të drejtat e njeriut lë dyshime se personat e arrestuar nuk po trajtohen mirë dhe se ndaj tyre po ushtrohet dhunë për nxjerrje të dëshimive përmes detyrimit me forcë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i ka plotësuar të gjitha kërkesat e autoriteteve maqedonase por ende nuk ka leje për t’i vizituar qytetarët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në burgun e Shutkës në Shkup dhe është shumë i shqetësuar për trajtimin e tyre.

Në të kundërtën, nuk ka asnjë arsye tjetër që të mos lejohet vizita monitoruese për të 19 të arrestuar, të gjithë qytetarë të Kosovës.

Më Shumë

Bashkimi i shkon Trepçës, dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Dita nis me derbin mes...

Pas 26 vjetësh zbuluan se nuk kishte vdekur, stërnipi i Isa Boletinit tregon si i shpëtoi ekzekutimit nipi 19 vjeçar

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, foli në detaje rreth historisë së familjes së tij, kryesisht për pasardhësit e kësaj familje. Ai zbuloi në ndër...

Lajmet e Fundit