16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Komuna e Prizrenit i kërkon llogari festivalit “Hasi Jehon” (Dokument)

Drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Prizren Arhim Ajazi do të kërkojë llogaridhënie për mënyrën e shfrytëzimit të parave në festivalin “Hasi Jehon”.

Sipas tij, të gjitha subjektet kulturore janë të obliguara të raportojnë për mjetet e shpenzuara.

“Komuna i kushtëzon subjektet kulturore me mos përkrahjen financiare përderisa ato nuk sjellin raportin e detajuar të shpenzimeve për aktivitete e realizuara paraprakisht. Këtu nuk përjashtohet as festivali “Hasi Jehon”, thuhet në përgjigjen e Ajazit, drejtuar kuvendarit të VV-së Arbër Rexhaj.

Festivali “Hasi Jehon 2015” është mbajtur për tri net me radhë në fillim të këtij muaj në Gjonaj të Hasit. Komuna e Prizrenit sivjet kishte rritur në 7 mijë euro buxhetin për organizimin e këtij festivali.

Kjo ndarje e buxhetit për “Hasi Jehon”, ishte kritikuar nga partitë opozitare, por edhe nga vetë pozita.

Kuvendari i VV-së në seancën e fundit të Kuvendit ka pyetur për mënyrën e financimit të OJQ-ve dhe shoqërive kulturore që funksionojnë në Prizren. Përgjigjet për pyetjet e ngritura, Rexhaj ka marrë nga drejtori i DKRS-së Arhim Ajazaj.

11355465_10205410899850038_174734986_n

Përveç opozitës për mënyrën e organizimit  të  festivalit “Hasi Jehon” pat reaguar edhe nëndega e PDK-së në Gjonaj.

“Ky festival po shfrytëzohet për fushatë dhe mbështetje të një subjekti të caktuar politik”, pat vlerësuar nëndega e PDK-së.

PDK në Gjonaj të Hasi, po ashtu pat shprehur keqardhje të thellë me Komunën e Prizrenit, “e cili çuditërisht është futur me dashje apo pa dashje në këtë lojë aspak kulturore, duke e mbështetur edhe financiarisht, ku sivjet ka rritë financat në 7 mijë euro”.

“Komuna e Prizrenit, fatkeqësisht asnjëherë deri më tash nuk ka kërkuar llogaridhënie nga organizatori i këtij festivali për rezultatin e arritur kulturor e aq më tepër për shpenzimet financiare të taksapaguesve të qytetarëve tanë”, pat vlerësuar PDK në Gjonaj të Hasit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren ofron shërbime të ndryshme në sektorin e ndërtimit. “3D-Fesali” është partneri juaj i besueshëm për çdo projekt ndërtimi. Këto shërbime përfshijnë: Projektim Ndërtim Mbikëqyrje Revidim Demolimi i...

E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

Një e mitur e cila u raportua e zhdukur më 16 mars nga familjarët e saj, është gjetur nga policia dy ditë më pas...

Lajmet e Fundit