Komuna e Rahovecit shpërndan 301 motokultivatorë për fermerët rahovecianë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen e 301 motokultivatorëve për fermerët rahovecianë.

“Nga kjo fazë dhe nga fazat e tjera të shpërndarjes kanë përfituar motokultivatorë, gjithsej 361 fermerë, të cilët do ta kenë më të lehtë të fillojnë punët e tyre përgatitore për këtë sezon dhe të kenë prodhimtari cilësore. Përkujtojmë faktin se, në 6 faza të shpërndarjes, për 12 lloje të pajisjeve, veglave dhe të mekanizmit bujqësor, kanë përfituar 812 fermerë”, ka thënë Latifi.

 

Ai ka theksuar se Komuna e Rahovecit dhe Drejtoria e Bujqësisë do të vazhdojnë të jenë krah i fortë i bujkut, dhe së shpejti do të nisin procedurat për shpalljen e thirrjeve të tjera për aplikim dhe për projektet kapitale, si dhe për pajisje të tjera, vegla dhe mekanizëm bujqësor, për vitin 2020.

 

“Të përcaktuar për të qenë afër jush, me ju dhe për ju fermerë! Urime! I gëzofshi dhe u shtofshin prodhimet e juaja cilësore!”, ka deklaruar Latifi.

 

 

 

Image may contain: one or more people and outdoor

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit