Korisha përkujtoi 77 martirët e luftës

Në fshatin Korishë të Prizrenit janë përkujtuar sot 77 martirët e luftës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, tha se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve në luftën çlirimtare vulosi themelet e shtetit të Kosovës.

“Fal gjakut të tyre sot e kemi shtetin tonë”, tha Muja.

Ish -komandanti i Batalionit të II-të të UÇK-së në Kabash,njëherësh nënkryetar i Prizrenit, Lulzim Kabashi, tha se 13 maji i vitit 1999 ka lënë dhimbje dhe trishtim për të gjithë nw Korishë.

“Barbarët e humbjet në fushën e nderit u munduan t’i zbusin duke vrarë e masakruar civilë të shumtë që është rast i pashembullt në botë”, tha Kabashi,transmeton TVPZ.

Ai tha se lufta për liri e shqiptarëve nuk duhet të nëpërkëmbët nga askush

Anëtari i Këshillit Organizativ të manifestimit Rexhë Ukaj, tha se në këtë ditë para 16 vitesh, banorët e këtij fshati i kaploi tmerri i përgjakur pas kurthit që bënë armiqtë ndaj popullatës civile./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit