Kosova e nis me barazim

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Azerbajxhanit dhe Kosovës, që u zhvillua në Baku, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja jonë e ka nisur me barazimin 0:0 këtë garë, për të cilën është edicioni i parë.

Në pjesën e parë Kosova pati më tepër nga loja, krijoi raste më të mira, por nuk arriti të shënojë. Bersant Celina, Vedat Muriqi, Arbër Zeneli ishin më afër për të zhbllokuar rezultatin, por asnjëri prej tyre nuk pati sukses.

Në pjesën e dytë futbollistët tanë ishin paksa më të tërhequr, por për fat të mirë këtë nuk e shfrytëzoi rivali.

Ky rezultat mund të vlerësohet pozitiv për Përfaqësuesen tonë, e cila të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” takohet me Ishujt Faroe.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit