Kosova pret të vrarët e Kumanovës

Dhjetë ditë pas vrasjes trupat e nëntë kosovarëve, që morën pjesë në konfliktin e Kumanovës, pritet të sillen në Kosovë gjatë ditës së sotme (e enjte). Për “riatdhesimin” e kosovarëve ka konfirmuar Prokuroria në Shkup përmes një përgjigjeje të kthyer në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kjo e fundit kërkoi listën me personat e vdekur, si dhe informacione të detajizuara për mënyrën se si do të kthehen trupat e të vrarëve në Kosovë.

Se një përgjigje konform kërkesës së Prokurorisë është kthyer në MPJ, e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Maqedoni, Valdet Xhaferi, i cili nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së përgjigjes duke u arsyetuar se përgjigjja i është dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Shkup, shkruan ‘Zëri’.

I njëjti një ditë më parë ka konfirmuar se Kosova ka kërkuar nga Maqedonia “sigurimin e listës së personave të vdekur, sigurimin e mundësisë që një grup ekspertësh nga Kosova të bëjnë obduksionin e trupave të vdekur, si dhe detaje që kanë të bëjnë me transportimin e trupave të vdekur nga Maqedonia në Kosovë”. /Zëri/

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit