-3 C
Prizren
E mërkurë, 27 Janar, 2021

KQZ-ja: Periudha e regjistrimit për votim përmes postës nga 13-21 janar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit/regjistrimit për votim përmes postës është nga 13 deri më 21 janar 2021.

KQZ njofton se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

“Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e shërbimit votues të KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara këtu:

- Advertisement -

Më Shumë

Balaj Halimaj: Nuk përjashtojmë mundësinë e një koalicioni me LDK-në

Zëvendës-kryeministrja e Kosovës në detyrë Albulena Balaj Halimaj nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes partisë ku aderon, NISMA dhe LDK-së. Zonja Halimaj theksoi...

122 vjet nga Lidhja e Pejës ‘Besa–Besë’

Në fund të shekullit XIX tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë filluan aktivisht të ndeshen për të...

Duda Balje tallet me sloganin e LDK-së

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka prezantuar sloganin e kësaj parite me të cilin i hyn...

Cimerat e 509-shes

Askush nuk u përgjigjet tri-katër trokitjeve tak-tak në derën e bardhë të dhomës 509. Në 508-shen derën e hap Ardit Bukoshi, në pizhame. Libra...

NISMA thotë se KQZ-ja veproi me standarde të dyfishta për moscertifikimin e kandidatëve

Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor, veproi me standarde të dyfishta, kur vendosi për çështjen e certifikimit të...

Babai i Rron Gjinovcit tregon pse është me PDK’në dhe e pëlqen Hashim Thaçin

Babai i Rron Gjinovcit, Arbri ka treguar se pse është me Partinë Demokratike të Kosovës dhe pse e përlqen ish-presidentin, Hashim Thaçin, raporton Express. Në...

Festivali mbarëkombëtar Online

Me shfaqje nga institucionet teatrore, krahas projekteve nga skena e pavarur, këtë vit festivali i teatrit vjen online. Dy institucione teatrore në vend, Teatri Kombëtar...

Një person rrihet rëndë nga tre të tjerë në Rahovec

Një person ka marr lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar nga tre persona të tjerë të panjohur. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet...

PDK-ja në Prizren: Nezir Çoçaj ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren i ka dalë në mbrojtje kandidatit për deputet, Nezir Çoçajt, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale. “Nezir Çoçaj,...

Teatri i Prizrenit jep shfaqje për mantelbardhët

Të dielën e ardhshme, më 24 janar 2021, Teatri i Prizrenit, “Bekim Fehmiu” do të japë reprizën e dramës, “Shtetrrethimi”, vetëm për punëtorët shëndetësor. Shfaqja...

1525 persona vdiqën gjatë vitit të kaluar në Prizren

Numri i rasteve të vdekjes në Prizren gjatë vitit 2020 pothuajse është dyfishuar në krahasim me vitin 2019. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria...

Kërkohet nga Belgjika, arrestohet në Morinë 52-vjeçari nga Kosova

Një qytetar 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë për llogari të autoriteteve belge. Sipas policisë në pranga është vënë A.V., 52 vjeç, banues...

Në Kosovë 10 të vdekur dhe 311 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 10 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 311...

Selmanaj në Piranë: LDK-ja garanton të ardhme të ndritur për vendin

Zëvëndëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj ka thënë se LDK-ja garanton të ardhme të ndritur për vendin.Selamanaj ka qenë në Piranë për të cilën tha...

Haradinaj: Rahoveci do të mbështetet ekonomikisht nga programi që AAK ka hartuar për qeverisjen e ardhshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Rahovecin. Ai ka thënë se banorët e Rahovecit do të mbështeten ekonomikisht nga...

Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.Kështu kanë thënë burime të...

Lajmet e Fundit